Home / Sport / Mihës nuk i lejohet hyrja në Maqedoni

Mihës nuk i lejohet hyrja në Maqedoni

Trajneri i mirënjohur shqiptar Edmond Miha nuk është lejuar të hyjë në Maqedoni, pas rrikthimit nga qëndrimi disaditor në Vjenë të Austrisë. Edhe pse ai qëndron më shumë së 16-të vite në Maqedoni, ku ka punuar si trajner në skuadra të ndryshme, megjithatë në Aeroportin e Shkupit nga arsye të panjohura e kanë mbajtur mbi 5 orë, para se të urdhërojnë largimin e tij nga Maqedonia dhe ndalesë hyrje për 3 muaj. Nga kryesia e KF Rinia-Gostivar ku Miha është trajner, reagojnë ashpër për këtë sjellje të autoriteteve të Aeroportit të Shkupit, duke kërkuar sqarim për këtë keqtrajtim. Në reagimin e KF Rinia thuhet si vijon:

REAGIM

Kryesia e Klubit Futbolistik RINIA reagon ashpër ndaj trajtimit jo njerëzor që i është bë trajnerit më të njohur në trevat e Balkanit Edmond Miha në aeroportin e Shkupit, si dhe deportimit të tij nga Maqedonia.

Në kthim nga Viena ku Miha ishte në vizitë të fëmijëve të tij që studiojn dhe punojn në Vienë, Miha është ndaluar për 5 orë të tëra në aeroportin e Shkupit dhe është trajtuar sikur me qenë një kriminel dhe jo një punonjës sportiv që ka qëndruar në Maqedoni mbi 16 vite. Më pas, nga ana e policisë së shtetit i është urdhëruar që deri në ora 24:00 ta lëshoj Maqedoninë dhe të mos futet për 3 muaj të plotë.

Kryesia e klubit RINIA reagon ashpër ndaj këtij akti të shëmtuar nga ana e policisë së shtetit dhe nuk sheh asnjë arsyetim tjetër përpos arsyetime politike për deportimin e tij nga Maqedonia për shkak të suksesit të madh që ka treguar Miha në fushën e futbolit për këto 16 vite të plota të qëndrimit të tij në Maqedoni.

Ky është një turp që nuk mund të rekuperohet kurrë dhe kërkojm nga të gjitha klubet futbolistike që të dënohet ashpër ky akt i policisë së shtetit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *