Home / Sport / Milani shpartallon Interin

Milani shpartallon Interin

Sulmuesi brazilian Alexandre Pato, ka shënuar dy gola, duke i siguruar Milanit fitoren të shtunën mbrëma në derbin lokal përballë Interit. Milani triumfoi në “San Siro” me rezultatin 3:0, duke iu afruar kështu titullit të kampionit të Italisë.

Milani i ka treguar Interit se kush është më i forti, duke e mposhtur me rezultat 3:0, në derbin më të madh italian pikërisht të javës së 31-të të Serie A. Alexandre Pato ka qenë protagonist i kësaj fitore të madhe e cila nuk peshohet as mne ar. Një fitore që ia hap rrugën drejt titullit të kampionit skuadrës rossonere. Një atmosferë e zjarrtë e krijuar në stadiumin e futbollit “San Siro” në Milano, kanë parë një Milan të fuqishëm dhe që ngadhënjeu bindshëm.

Pato e kishte natën e vet, i cili në minutën e parë e ka tronditur kampionin në fuqi, duke shënuar për epërsinë 1:0. Goli i hershëm bëri me dije se Milani do të jetë sonte superfuqi jo vetëm për Interin, por edhe për Leonardon që një kohë ishte futbollist dhe trajner i Milanit. Leonardo pa ferrin e lojës në “San Siro” dhe as vet nuk e kishte besuar se ish skuadra e tij do të fundoset me lojë dhe rezultat. Chivu në minutën 54-të është ndëshkuar me karton të kuq dhe nga kjo minutë Interi mbeti me një futbollist më pak. Epërsinë numerike në fushë kryesuesi i tabelës për bukuri e ka shfrytëzuar dhe ka ngritur shifrat në 2:0 pikërisht në minutën e 62-të. Abate ka asistuar për mrekulli dhe Pato ka ndërhyrë edhe më mirë për të shënuar një gol sa gati dogji flakë tërë stadiumin nga gëzimi. Në minutën e 90-të, Interi pëson edhe një goditje tjetër të rëndë. Penallti për Milanin dhe i pagabueshëm Cassano, duke shtuar shifrat në 3:0. Casanno në minutën e 90-të është ndëshkuar me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë.

Milani me tri pikë të reja shkëputet me pesë pikë (65 pikë) në krye të tabelës ndaj Interit që renditet i dyti me 60 pikë. Allegri me futbollistët e tij janë tejet të gëzuar për faktin se tash po u troket titulli në derë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *