Home / Lajme / Maqedoni / Ministria e Brendshme ndëshkon pjesëtarët e saj

Ministria e Brendshme ndëshkon pjesëtarët e saj

3 prill-

Gjatë kësaj jave, gjatë kontrollit të punonjësve të policisë të disa stacioneve policore janë shqiptuar dhjetë dënime për 10 punonjës të policisë. Në rastin e parë është ndëshkuar një pjesëtar i policisë në vendkalimin “Pelince” në rajonin e Kumanovës, i cili është kapur në gjendje të dehur gjatë kryerjes së detyrës. Ndaj tij është shqiptuar dënime me 15 për qind të heqjes nga rroga mujore për disa muaj

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoni edhe gjatë kësaj jave ka publikuar dënimet për disa pjesëtarë të saj që kanë shkelur rregullat dhe oraret e punës.

Ndëshkimet e punonjësve të policisë aplikohen për çdo javë dhe se ato publikohen për mjetet e informimit.

Gjatë kësaj jave, gjatë kontrollit të punonjësve të policisë të disa stacioneve policore janë shqiptuar dhjetë dënime për 10 punonjës të policisë. Në rastin e parë është ndëshkuar një pjesëtar i policisë në vendkalimin “Pelince” në rajonin e Kumanovës, i cili është kapur në gjendje të dehur gjatë kryerjes së detyrës. Ndaj tij është shqiptuar dënime me 15 për qind të heqjes nga rroga mujore për disa muaj.

Ndaj punonjësit të policisë E.S nga stacioni policor “Bit Pazar” në Shkup, i është dhënë masë paralajmërimi për mundësinë e pushimit nga puna, i cili gjithashtu është gjetur në gjendje të dehur. Pjesëtarit të policisë së Tetovës, Sh.S i është shqiptuar heqje e rrogës prej 15 për qind për gjashtë muaj, për shkak se drejtonte një makinë pa dokumente. Gjithashtu edhe ndaj policëve të tjerë janë shqiptuar dënime në para dhe paralajmërime për pushim nga puna

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *