Home / Lajme / Maqedoni / MO në fokusin e Ahmetit dhe Sindellkovas

MO në fokusin e Ahmetit dhe Sindellkovas

11 prill-Bashkëbiseduesit gjithashtu fokusuan nevojën e përkushtimit permanent se vetëm zgjedhjet e lira, fer dhe të pranueshme për te gjitha palët janë baze për funksionimin e demokracisë, për imazhin e një shtetit me pretendime euroatlantike dhe perspektivë për të ardhmen e qytetarëve.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti priti sot Jana Sindelkovan, përfaqësuese e lartë në Komisionin Evropian që mbulon Ballkanin, respektivisht zëvendësshefe e kabinetit të komisionerit për zgjerim Shtefan Fule.

Volumi i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, progresi i bërë në drejtim të integrimeve Euro-atlantike, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe aspekte tjera të jetës politike në vend përmbushën agjendën e takimit.

Në një kumtesë nga BDI informojnë se Ahmeti njoftoi Sindelkovan për aktivitete që do të organizohen me rastin e 10 vjetorit të arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, organizime këto që do të mbulojnë një sërë evenimentesh akademike e shkencore me qëllim të afirmimit të vlerave dhe të arriturave, si rezultat i ndryshimeve që solli kjo Marrëveshje. “Bashkëbiseduesit fokusuan të arriturat në drejtim të implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit në prag të jubileut-10 vjetorit të arritjes së kësaj marrëveshjeje. Mysafirja Sindelkova siguroi kryetarin Ahmeti se Brukseli zyrtar është jashtëzakonisht i interesuar për volumin e implementimit të kësaj marrëveshjeje dhe se rruga e integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike është e lidhur ngushtë me implementimin e plotë të Marrëveshjes paqësore të Ohrit”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Ahmeti ka nënvizuar me këtë rast edhe nevojën e progresit në drejtim të integrimit të vendit si në NATO po ashtu edhe në BE, si rrugë e vetme për sigurinë në vend dhe rajon, në funksion të ngritjes së marrëdhënieve të mira dhe të relaksuara ndëretnike dhe ndërfqinjësore, si dhe ne funksion të mirëqenies sociale dhe ekonomike.

Bashkëbiseduesit gjithashtu fokusuan nevojën e përkushtimit permanent se vetëm zgjedhjet e lira, fer dhe të pranueshme për te gjitha palët janë baze për funksionimin e demokracisë, për imazhin e një shtetit me pretendime euroatlantike dhe perspektivë për të ardhmen e qytetarëve. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *