Home / Lajme / Maqedoni / Most: ‘3500 vëzhgues do të mbikëqyrin zgjedhjet’

Most: ‘3500 vëzhgues do të mbikëqyrin zgjedhjet’

27 prill-“Në këtë fazë ende jemi në proces të regrutimit të tyre. Qëllimi ynë është që të arrijmë në 20 përfaqësi diplomatike konsullore varësisht nga mundësit tona dhe shpërndarja e ish vëzhguesve tanë që dikur kanë qenë pjesë e misioneve tona vëzhguese ndërsa sot jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit”, tha Darko Aleksov drejtor ekzekutiv i ‘MOST

Asociacioni qytetar ‘Most’ edhe këtë cikël zgjedhor do ta vëzhgoj me mbi 3500 vëzhgues të shpërndarë në të gjitha njësit zgjedhore, ndërsa votimin në diasporë do ta vëzhgoj në 20 përfaqësi diplomatike konsullore. Për këtë qëllim drejtori ekzekutiv i këtij asociacioni Darko Aleksov u bëri thirrje qytetarëve që janë të interesuar të jenë vëzhgues të ‘Most’-it’ që deri më 13 maj të paraqiten në zyrat rajonale të këtij asociacioni nga ora 10 deri në ora 18.“Në këtë fazë ende jemi në proces të regrutimit të tyre. Qëllimi ynë është që të arrijmë në 20 përfaqësi diplomatike konsullore varësisht nga mundësit tona dhe shpërndarja e ish vëzhguesve tanë që dikur kanë qenë pjesë e misioneve tona vëzhguese ndërsa sot jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit”, tha Darko Aleksov drejtor ekzekutiv i ‘MOST’.Gjatë fundjavës ‘Most’ do të organizoj edhe aksione lokale në të gjitha 84 komunat e Maqedonisë me qëllim që të nxisin qytetarët të kontrollojnë të dhënat e tyre në listën zgjedhore. Aksioni do të realizohet në vendet më të frekuentuara të komunave ndërsa rezultatet e këtij aktiviteti do të prezantohen pas përfundimit të kontrollit publik të listës zgjedhore i cili është në realizim e sipër dhe zgjat deri më 4 maj.“Mënyra me të cilën do t’i nxisim qytetarët do të jetë në vendet më të frekuentuara në komunat dhe qytetet ku do të realizohet ky aksion. Qëllimi jonë janë të gjitha 84 komunat duke përfshi gjithë territorin e Maqedonisë. Nuk do të bëjmë seleksionim special por ajo do të jetë zgjedhje e rastësishme dhe personat tanë do të jenë në vendet më të frekuentuara në të gjitha komunat”, tha Darko Aleksov drejtor ekzekutiv i ‘MOST’.Për një vlerësim të tërësishëm për rrjedhën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 5 qershorit, vullnetarët e asociacionit qytetar ‘Most’ po përcjellin edhe punën e organeve zgjedhore ndërsa do të përcjellin edhe rrjedhën e fushatës parazgjedhore, procesin e votimit si dhe procesin e kundërshtimeve dhe ankesave.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *