Home / Lajme / Maqedoni / MPJ tërheq ndihmës – konsullin Rakipi nga Illionis

MPJ tërheq ndihmës – konsullin Rakipi nga Illionis

22 prill-Me vendim të ministrit të jashtëm, Antonio Milloshoski, është vendosur që diplomati Rakipi të tërhiqet nga konsullata, por komuniteti bën të ditur se kërkesa ka ardhur nga krerët e partisë shqiptare në pushtet.

Ndihmëskonsulli i Maqedonisë në shtetin amerikan Illionis, Muhamet Rakipi është tërhequr nga detyra për tu kthyer në Maqedoni.

Lajmi bëhet i ditur nga përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët janë të revoltuar me këtë vendim siç e quajnë hakmarrës ndaj diplomatit Rakipi, i cili ka qenë i suksesshëm në detyrën e tij.

Me vendim të ministrit të jashtëm, Antonio Milloshoski, është vendosur që diplomati Rakipi të tërhiqet nga konsullata, por komuniteti bën të ditur se kërkesa ka ardhur nga krerët e partisë shqiptare në pushtet.

Nga ana tjetër, bëhen të ditur zëra se në vendin e tij do të emërohet një kuadër i afërt me BDI-në. Muhamed Rakipi konsiderohet tek komuniteti i atjeshëm nga Maqedoni si një nga diplomatët e afërt dhe që ka ndihmuar në aktivitetet dhe organizimet e ndryshme. Në MPJ nuk dëshirojnë të komentojnë këtë vendim, duke theksuar se bëhet fjalë për strukturime dhe çështje të brendshme të politikave të saj

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *