Home / Sport / NDEROHET I NDJERI XHELAL KURTISHI

NDEROHET I NDJERI XHELAL KURTISHI

Tifozi më i flaktë i Shkëndijës i cili nuk u nda kurrë me këtë skuadër edhe në ditët më të këqija të klubit, të martën e kaluar ndroi jetë, menjëherë pas fitores së ‘kuqezinjëve’ në derbin lokal me Teteksin.

Vlen të ceket se futbollistët e Shkëndijës para fillimit të takimit me Sileksin në teren dolën me maica të bardha në pjesën e përparme të të cilave ishte fotografia e të ndjerit Xhelal Kurtishi. Tifozi më i flaktë i Shkëndijës i cili nuk u nda kurrë me këtë skuadër edhe në ditët më të këqija të klubit, të martën e kaluar ndroi jetë, menjëherë pas fitores së ‘kuqezinjëve’ në derbin lokal me Teteksin. Xhelal Kurtishi kohëve të fundit edhe pse në gjendje shëndetsore të rënduar, megjithatë nuk lëshoi asnjë takim të Shkëndijës, derisa vitin e kaluar ndoqi të gjitha takimet, si në Tetovë ashtu edhe jashtë. Kryesia e klubit e nderoi atë duke i’a kushtuar fitoren e të mërkurës me Bregallnicën, ndërsa takimin me Sileksin e filluan me një minutë heshtje në nder të të ndjerit. Ndërkohë djali i tij Safet Kurtishi, portierit të Shkëndijës Suad Zendelit i dorëzoi një fanellë të Shkëndijës me mbishkrimin ‘Xhelo’, të cilën i ndjeri Xhelali kohë më parë i’a kishte premtuar, mirëpo nuk pati fatin t’ia dorëzojë vetë. Xhelal Kurtishi për herë të fundit në stadiumin e qytetit në Tetovë ishte i pranishëm të dielën e kaluar në fitoren e Shkëndijës 3:1 kundër Teteksit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *