Home / Lajme / Maqedoni / Në borxh te bankat

Në borxh te bankat

27 prill-Ambienti më i volitshëm global dhe makroekonomik ka ndikuar në lëvizjet pozitive në tregun kreditues, si tek oferta ashtu edhe tek kërkesa e kredive, ku deri në fund të vitit 2010 kreditë shënojnë shkallë dyfish më të lartë të rritjes me 7.1 për qind përkundrejt rritjes prej 3.5 për qind në fund të vitit 2009. Është rritur edhe fitimi i bankave me 37.7 për qind në krahasim me një vit më parë

Në vitin 2010 te qytetarët në Maqedoni është shënuar trendi i rritjes së huamarrjes si dhe një kursim më i madh. Depozitat e përgjithshme në nivel vjetor janë rritur për 13.7 për qind, ndërsa edhe kreditë janë rritur për 7.1 për qind.
Ambienti më i volitshëm global dhe makroekonomik ka ndikuar në lëvizjet pozitive në tregun kreditues, si tek oferta ashtu edhe tek kërkesa e kredive, ku deri në fund të vitit 2010 kreditë shënojnë shkallë dyfish më të lartë të rritjes me 7.1 për qind përkundrejt rritjes prej 3.5 për qind në fund të vitit 2009. Është rritur edhe fitimi i bankave me 37.7 për qind në krahasim me një vit më parë. Këto janë disa nga rezultatet kryesore të raportit vjetor të Bankës popullore për vitin 2010, në të cilin është rritur aktiva e bankave për 13.7 për qind, që paraqet një dyfishim në krahasim me vitin paraprak. Faktor kryesor i rritjes së aktivës së bankave ishin depozitat e personave jofinanciar që për vitin 2010 arritën 213.270 milion denarë. Gjatë vitit të kaluar depozitat janë rritur për 13.5 për qind, që është shkallë tre herë më e lartë se në vitin 2009.
Edhe tendenca e kursimit në denarë që filloi në tremujorin e fundit të 2009-ës, ka qenë e qëndrueshme edhe në vitin 2010, kur depozitat në denarë janë rritur për 29.3 për qind, ndërsa ato në deviza janë rritur për 8 për qind. Në raportin vjetor të Bankës qendrore thuhet se politika monetare ka një ambient më të volitshëm për punë në krahasim me një vit më parë, ku shkallët e kamatës së shënimeve të arkës janë zvogëluar prej shtatë, në katër për qind.
Kreditë e subjekteve jofinanciare kanë shënuar rritje, dhe deri në në fund të vitit 2010 kanë arritur vlerë prej 186.545 milion denarë, duke shënuar rritje prej 7. 4 për qind, përkundër rritjes prej 3.5 për qind në vitin 2009. Në vitin 2010 është ngadalësuar edhe trendi i keqësimit të kredive jofunksionale apo të atyre me vështirësi të kthimit. Deri në fund të vitit të kaluar shkalla vjetore e të gjithë kredive jofunksionale ishte 9.3 për qind, ndërsa në vitin 2009 kjo shifër ishte 9.1 për qind. Fitimi i bankave në vitin 2010 është 2.307 milionë denarë dhe është më i madh për 37,7 për qind në krahasim me vitin 2009. Banka Popullore e Maqedonisë ka konfirmuar edhe zyrtarisht zhvillimin e dobët ekonomik të vendit vitin e kaluar, me një rritje minimale të Bruto Prodhimit Vendor prej 0.7 për qind dhe inflacion në vitin 2010 prej 1.6 për qind. Efekt më të madh ndaj inflacionit kishin çmimet në rritje të energjisë si dhe në pjesën e dytë të vitit edhe rritja e çmimeve të ushqimit në tregun global. Në fillim të muajit maj Banka popullore e Maqedonisë do të prezantojë edhe masat e reja anti-inflatore ku një ndër sugjerimet e ekspertëve është edhe shtrëngimi i politikës monetare përmes harmonizimit të masave të politikës monetare dhe fiskale.

Kredia prej 100 milionë eurove pas zgjedhjeve
Banka Investuese Evropiane (BIE) linjën e kredisë së re prej 100 milion eurove do t`ia ndajë Maqedonisë pas zgjedhjeve të parakohshme. Edhe pse Banka Maqedonase për mbështetjen e Zhvillimit ka dërguar letër në adresë të BIE, prapë se prapë pritet që për këtë kredi dritë jeshile të jap Qeveria e re dhe më pas Parlamenti, për shkak se në këtë rast shteti paraqitet si garantues. Nga ana tjetër, sektori i biznesit është në pritje të këtyre parave, pasi që kredia do të jetë me kamata të përshtatshme, prej 5,5 për qind. Nga pjesa e parë e kredisë së dhënë prej 100 milion eurove, gati se të gjitha paratë janë tërhequr dhe se kompanitë kanë marrë kredi për investime të reja dhe blerjen e makinerive. Më shumë kredi janë tërhequr nga sektori i prodhimit të ushqimeve dhe ndërtimtarisë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *