Home / Lajme / Maqedoni / Në pranga tre veta për trafikim droge, njëri pjestarë policie

Në pranga tre veta për trafikim droge, njëri pjestarë policie

29 prill-Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Shkup, mes tyre në pjesëtar policie, të përfshirë në rrjetin e trafikimit të drogës.

Sipas informacioneve të MPB-së, gjatë këtij aksioni të realizuar në Gazi Babë janë konfiskuar 10 kilogram heroinë.

Të arrestuarit, mes tyre edhe inspektori i policisë janë ndjekur nga ekipet e posaçme të MPB-së, ndërsa në kërkim janë edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet ndërkombëtar të trafikimit të drogës.

Heroina e konfiskuar ishte trafikuar përmes Gjevgjelisë. MPB për sot ka paralajmëruar detaje lidhur me operacionin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *