Home / Lajme / Maqedoni / Nevojitet ligj për mediat

Nevojitet ligj për mediat

29 prill-Pjesëmarrësit në debatin e lidhur situatën e mediave kanë vlerësuar se Maqedonisë i nevojitet një ligj për mediat. Ndërsa, pronarët e mediave në gjuhën shqipe janë ankuar se shteti u ndanë shumë pak para publike përmes reklamave

Tetovë, 28 prill – Maqedonisë i nevojitet një ligj, i cili do të rregullonte lirinë e shtypit dhe medias në përgjithësi. Në përpilimin e këtij ligji do të duhej të marrin pjesë aktivistë, gazetarë dhe pronarë të mediave. Profesori i komunikologjisë në UEJL, Demush Bajrami, gjatë një debati publik që u zhvillua për situatën në media, është shprehur se nevojitet një debar i gjerë për miratimin e një ligji për mediat.

“Maqedonia ka nevojë për një ligj për mediat. Duhet të ketë një ligj evropian dhe ndaj mendimin se duhet së pari të zhvillohet një debat më i gjerë, ku duhet të përfshihen gazetarët. Ata duhet ta thonë shumë qartë fjalën e tyre, sepse shumë lehtë mund të na përsëritet Hungaria. Nëse analizohet mirë për nga gjendja e lirisë së mediave, Maqedonia ndodhet diku në ‘bisht të sorrës’”, tha Bajrami. Ndërkaq, pronarët e mediave ankohen se shumë pak mjete ndahen nga buxheti i shtetit për mediat në gjuhën shqipe. Sipas Lirim Dullovit, njëri ndër pronarët e gazetës “KOHA”, mosndarja proporcionale e mjeteve rrezikon të zhdukë mjetet e informimit në gjuhën shqipe.

“Kur flasim për lirinë e mediave, nuk mund ta anashkalojmë edhe faktorin kryesor që determinon edhe lirinë e mediave dhe ato janë mjetet financiare si dhe financimi i mediave. Derisa nuk vendosen rregullat e ekonomisë së tregut në funksionimin e mediave, ne nuk do të kemi media të lira dhe çdo herë do të jemi në shërbim të strukturave të ndryshme politike dhe oligarkive të biznesit. Në këtë aspekt shumë pas ngelin mediat në gjuhën shqipe, të cilat nga buxheti i shtetit, qoftë nga mjetet publike apo kompanitë private, nuk marrin në total më shumë se 3 për qind”, ka theksuar Dullovi.

Ai ka paralajmëruar se nëse nuk ndërmerret hapa nga subjektet shqiptare politike, të cilat përfaqësojnë popullin në kuadër të institucioneve shtetërore dhe nëse nuk vendosen mekanizma për ta rregulluar këtë anomali, Dullovi thekson se për një kohë të shkurtër mediat shqipe do të shuhen.
Në të njëjtën vijë mendimi ka qenë edhe kryeredaktori i gazetës “Fakti”, Emin Azemi. Sa i përket lirisë së mediave, mosrregullimi me ligj shkakton censurë dhe auto-censurë si te gazetarët po ashtu edhe te pronarët e mediave, thotë Mevaip Abdiu, pronar i Televizionit Koha-Tetovë. Ndryshe, në debatin e së enjtes të organizuar nga Instituti për Zhvillim dhe Demokraci, kanë marrë pjesë edhe debatues tjerë nga sfera mediatike në Maqedoni. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *