Home / Lajme / Rajon / Ngushllohet familja e Max Van der Shtulit

Ngushllohet familja e Max Van der Shtulit

25 prill-Maks van nder Shtul, njeriu që vizion kishte themelimin dhe zhvillimin e Universiteti të Evropës Juglindore, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare, në shtëpinë e tij në Hagë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Maks van Der Shtul ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 86-vjeçare. Shtul, i cili dy herë ishte shef i diplomacisë në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, ishte edhe përfaqësues i Holandës në OKB, ndërsa ishte edhe komisar i lartë i pakicave nacionale në OSBE.Qeveria holandeze njoftoi se Shtul ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Hagë.Maks Van Der shtul, në pranverën e vitit 2000, në cilësinë e komisarit të lartë të OSBE -së për pakicat nacionale, inicioi diskutimet për themelimin e një universiteti të ri në Maqedoni – Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, i cili edhe u hap një vit më vonë, respektivisht në vitin 2001.Van der Shtul, që vizion kishte themelimin e zhvillimin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, është edhe doktori i parë i nderit i këtij institucioni që në popull njihet edhe si Universiteti i Shtulit, për shkak të meritave që ky njeri i bartë për këtë tempull të diturisë.Në ndërkohë, përmes një letër ngushllimi Partia dmeokratike Shqiptare ka ngushlluar familjen e Shtulit. “Me keqardhje te thellë kemi mësuar për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe mikut tonë të shtrenjtë Max Van der Stoel. Përkushtimi, respekti dhe vyrtytet e tij me të cilat i’u qas punës zMax Van der Stoel nuk mbeti pa gjurmë edhe në Republikën e Maqedonisë. Stoel dha një kontribut të madh që do të shkruhet në historinë e popullit tonë, përmes formimit të institutit të arsimit siperorë, Universiteti i Evropës Jug-lindore, i cili për shkurt kohë arriti të rangohet në listat e Universiteteve botërore. Ju përcjellim ndjenjat më të thella të pikëllimit dhe ngushëllimet e sinqerta, familjareve të Stoel dhe popullit holandez”, thuhet në telegram ngushllimin e PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *