Home / Lajme / Maqedoni / Ngushtohet diferenca VMRO-LSDM

Ngushtohet diferenca VMRO-LSDM

26 prill-Sipas “Progres”, për BDI janë deklaruar 8.2 për qind, për PDSH-5.4 për qind, RDK – 3.1 për qind, DR – 2.2 për qind e të anketuarve

Mbi 20 për qind e qytetarëve në zgjedhje do të kishin votuar LSDM-në, ndërsa 19.1 për VMRO-DPMNE. Kështu flasin të dhënat e anketës së realizuar javën e kaluar nga Instituti “Progres”. Me “ende nuk kam vendosur” janë përgjigjur 18.3 për qind, ndërsa “nuk kanë përgjigje” 19.2 për qind. Sa u përket partive politike shqiptare, për BDI janë deklaruar 8.2 për qind e të anketuarave, për PDSH 5.4 për qind, për partia e re të Rufi Osmanit – RDK 3.1 për qind, Demokracinë e Re 2.2 për qind. Mbi një për qind ose 1.8 do të kishte marrë VMRO-Popullore e Lubço Georgievskit dhe “Të Bashkuar për Maqedoninë” 1.4 për qind. Sipas kësaj ankete, nën një për qind do të kishin marrë PRSD 0.6 për qind si dhe LDP me 0.2 për qind. Në pyetjen “Maqedonia a është duke shkuar në drejtim të duhur apo të gabuar”, 60.4 për qind të anketuarve janë përgjigjur se Maqedonia shkon në drejtim të gabuar, 21.6 për qind kanë thënë se shteti shkon në drejtim të duhur. Rreth 58 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se Nikolla Gruevski nuk meriton që përsëri të zgjidhet kryeministër i Maqedonisë. Në pyetjen “Si e vlerësoni vendimin e LSDM-së që Radmilla Sheqerinska të jetë kandidat për kryeministër e Maqedonisë?”, 58.3 për qind e të anketuarve pozitivisht e kanë vlerësuar këtë vendim, ndërsa 27.4 mendojnë se kjo është një gjë negative. Mbi 52 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se pozitivisht e vlerësojnë ekipin që LSDM e promovoi për përbërje të Qeverisë së re, ndërsa 29.1 japin vlerësim negativ. Sipas rezultateve të kësaj ankete, 77.8 për qind e të anketuarve janë deklaruar se projekti “Shkupi 2014” ka ndikim negativ mbi ekonominë, ndërsa 13.6 për qind mendojnë se ky projekt ka ndikim pozitiv. Hulumtimi është zbatuar nëpërmjet telefonit me mbi 1.116 të anketuar në tërë Maqedoninë, në periudhën 21 – 22.04.2011.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *