Home / Lajme / Maqedoni / Një i vdekur dhe katër të lënduar në aksidentin afër Gostivarit

Një i vdekur dhe katër të lënduar në aksidentin afër Gostivarit

26 prill-Në aksident jetën e humbi Hasan S, 71 vjeçar ndërsa janë lënduar vozitësi F.S 35 vjecare, F.S 60, E.S37 dhe M.S 31. Të lënduarit mënjëherë janë dërguar në spitalet klinike të Shkupit dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia dhe gjykatësi hetues bëjnë hetime në vendin e ngjarjes

71 vjeçari nga fshati Kalishtë i Gostivarit ka humbur jetën ndërsa katër janë lënduar pasi që një automjet i tipit “ford taunus” me targa të Gostivarit është goditur në murin e betonin të stacionit të taksës rrugore të Gostivarit.

Sipas informacioneve të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16 e 15 minuta, kur automjeti, në të cilin ka pasur 5 persona, ka lëvizuar në autostradën drejt Gostivarit dhe nga shpejtësia e madhe është përplasur në një nga muret e betonit për orientim.

Nga përplasja automjeti është dëmtuar komplet, ndërsa është dëmtuar edhe një nga kabinat e pikës së taksës rrugore.

Burime policore kanë konfirmuar identitetin e personave të lënduar në aksident.

Në aksident jetën e humbi Hasan S, 71 vjeçar ndërsa janë lënduar vozitësi F.S 35 vjecare, F.S 60, E.S37 dhe M.S 31. Të lënduarit mënjëherë janë dërguar në spitalet klinike të Shkupit dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia dhe gjykatësi hetues bëjnë hetime në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *