Home / Lajme / Maqedoni / Një nxënës ndrron jetë në shkollë

Një nxënës ndrron jetë në shkollë

8 prill-Një nxënës 18 vjeçar Muhamedali Jashari ka ndërruar jetë sot pas dite pasi që ishte rrahur brutalisht nga dy persona në shkollën e tij të mesme.

Incidenti tragjik ka ndodhur në shkollën e mesme “Zdravko Cvetkovski” në Shkup, kur dy persona të panjohur rreth orës 14.00 kanë hyrë në shkollë dhe menjëherë kanë goditur me shufra hekuri 18 vjeçarin dhe një nxënës tjetër.

Nga goditjet e rënda ka vdekur nxënësit Jashari, edhe përkundër faktit se ai u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike.

Një nxënës 18 vjeçar Muhamedali Jashari ka ndërruar jetë sot pas dite pasi që ishte rrahur brutalisht nga dy persona në shkollën e tij të mesme.

Incidenti tragjik ka ndodhur në shkollën e mesme “Zdravko Cvetkovski” në Shkup, kur dy persona të panjohur rreth orës 14.00 kanë hyrë në shkollë dhe menjëherë kanë goditur me shufra hekuri 18 vjeçarin dhe një nxënës tjetër.

Nga goditjet e rënda ka vdekur nxënësit Jashari, edhe përkundër faktit se ai u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike.

Qeveria ka dënuar vrasjen e nxënësit 17 vjeçar Muhamedali Jashari në shkollën e mesme “Zdavko Cvetkovski” në Shkup.

Vdekja e nxënësit shqiptar nga Kondova ndodhi në oborrin e shkollës, pasi që u godit me shufra hekuri në kokë nga dy persona, të cilët po tentonin të rrahnin një nxënës të komunitetit maqedonas.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov theksoi se kjo vrasje është një tragjedi e rëndë dhe se vrasësit do të dalin para drejtësisë.

“Nxënësi Darko Ançev ishte sulmuar nga persona të panjohur. Në periudhën kur ka pasuar sulmi, në moment ka dalur nxënësi që humbi jetën Muhamedali Jashari, i cili ka tentuar ti ndihmojë shokut të tij të shkollës. Për fat të keq ai është goditur me mjet të fortë”, theksoi ministri Todorov, i cili theksoi se përpjekja ka qenë e kot për shpëtimin e jetës së tij, edhe pse në shkollë ishin ekipe mjekësore, që po kryenin vaksinimin e nxënësve.

Drejtoresha e shkollës, Dragica Kostadinovska theksoi se incidenti ka ndodhur rreth orës 14 derisa po kryhej vaksinimi i shumicës së nxënësve. Ajo theksoi se bëhet fjalë për një grup sulmuesish prej katër vetave.

Shqetësime dhe dënimin e incidentit e ka bërë edhe zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. Viktima Muhamedali Jashari i lindur në vitin 1992 nga Kondova ka qenë djali i vetëm i familjes.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *