Home / Lajme / Maqedoni / OSBE me 300 vëzhgues në zgjedhjet e 5 qershorit

OSBE me 300 vëzhgues në zgjedhjet e 5 qershorit

19 prill-“Kjo vlen sidomos për implementimin dhe efektivitetin e kornizave ligjore, të cilat ishin ndryshuar më vonë, duke përfshirë dispozitat për financimin e fushatës, të votave të diasporës, detyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Shqetësime ka edhe për listat të cilat duhet të pastrohen, mbulimi i fushatës nga mediat si dhe frikësimi i votuesve në ditën e e zgjedhjeve”, thuhet në raportin e OSBE-së.

Misioni i OSBE- ODIHR me 300 vëzhguesve do t’i ndjek zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit në Maqedoni.

Kjo organizatë ndërkombëtare paralajmëron se, edhe pse disa nga rekomandimet janë implementuar, sërish mbeten një numër i madh i çështjeve të cilave duhet t’i kushtohet vëmendje.

“Kjo vlen sidomos për implementimin dhe efektivitetin e kornizave ligjore, të cilat ishin ndryshuar më vonë, duke përfshirë dispozitat për financimin e fushatës, të votave të diasporës, detyrat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Shqetësime ka edhe për listat të cilat duhet të pastrohen, mbulimi i fushatës nga mediat si dhe frikësimi i votuesve në ditën e e zgjedhjeve”, thuhet në raportin e OSBE-së.

OSBE-ja premton se së bashku me bashkësinë ndërkombëtare dhe institucionet shtetërore, do të bëjnë çmos që në Maqedoni të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Zgjedhjet do ti vëzhgojnë edhe 3500 vëzhgues të Organizatës qytetare “Most”.

Ndërkohë, kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të dërgojnë vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit.

Veljanoski dërgoi ftesa për vëzhgim zë zgjedhjeve deri te kryetari i Parlamentit Evropian, Jerzhi Buzek, i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlut Çaushoglu dhe deri te kryetari i Asamblesë parlamentare të OSBE-së, Petros Eftimiu.

Kërkesa për vëzhgues, siç kumtoi Kabineti i kryetarit të Kuvendit, është në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 5 qershor.

Mbajtja e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike dhe procesi integrues euroatlantik janë prioriteti kyç i Republikës së Maqedonisë, qëndron në kumtesë. Zgjedhjet e 5 qershorit janë zgjedhjet e dyta të jashtë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *