Home / Lajme / Maqedoni / Osmani kërkon mbështetje për vaksinimin

Osmani kërkon mbështetje për vaksinimin

28 prill-Ministria e Shëndetësisë edhe këtë vit e shënon Javën evropiane ë imunitetit. Me këtë rast, ministri resor Bujar Osmani të enjten e vizitoi kopshtin për fëmijë “Borëbardha” ku fëmijët organizuan argëtim.

“Dëshironim përmes argëtimit t’u sqarojmë fëmijëve se vaksinimi është punë shumë e rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe parandalimin e sëmundjeve”, deklaroi Osmani. Ai theksoi se vazhdojnë në çdo mënyrë të mundshme ta promovojnë vaksinimin si mënyrë më efikase për mbrojtjen e shëndetit të banorëve. “Në këtë periudhë është shpallur epidemi, morëm masa të jashtëzakonshme dhe vaksinim, por më e rëndësishme është që sistemi i vendosur i përfshirjes më të gjerë të vaksinimit të vazhdojë edhe më tej. Për këtë duhet mbështetje e gjithanshme e shoqërisë edhe prindërve, të cilët janë faktor kyç në procesin e përbashkët dhe jo rastësisht bëjmë përpjeke të këtilla që t’i njohim njerëzit me rëndësinë e vaksinimit që është një ndër zbulimet më të rëndësishme të njerëzimit e cila e ndryshoi zhvillim e historisë të sëmundjeve në botë” tha Osmani. Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve përmendi se në mandatin e tij janë vendosur dy vaksina të detyrueshme – hemofilus influenca tipit dhe HPV vaksina. “Mbetemi të hapur për pranimin e të gjitha këtyre vaksinave të cilat komisionet profesionale do të vazhdojnë deri te Ministria . Në pjesën e vaksinimit Maqedonia është lider në Evropë dhe nuk do të kursejmë mjetet kur bëhet fjalë për vendosjen e vaksinave të reja”, sqaroi Osmani. Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për ndryshimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, Osmani me qëndrim se në këto tre vite dëshmuan se asnjëherë nuk do të propozohen dhe pranohen cilatdo ndryshime dhe masa të cilat do të kufizojnë ndonjë të drejtë të pacientëve. Nëse i shikoni të gjitha masat të cilat i ndërmorëm, përmendi ai, tregojmë një qëllim se dëshirojmë ta transformojmë shëndetësinë ku pacientët ekzistojnë për shkak të sistemit në shëndetësi ku ekziston për shkak të pacientëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *