Home / Lajme / Maqedoni / Osmani:Listat e RDK-së nuk janë gati

Osmani:Listat e RDK-së nuk janë gati

25 prill-Megjithatë, ai sqaron se bartës të listave të njësive zgjedhore nga radhët e RDK-së do të jenë figura të njohura të jetës publike, profesorë universitarë dhe afaristë. Osmani thekson se njëri nga kandidatët seriozë për bartës të listës për deputetë të RDK-së në njësinë zgjedhore numër 1, është edhe biznesmeni Nuhi Aliu, pronar i kompanisë “Euroaktiva” në Shkup.

Listat definitive të kandidatëve për deputetë nga radhët e Rilindjes Demokratike Kombëtare ende nuk janë përpiluar. Këtë e konfirmon lideri i kësaj partie, Rufi Osmani, pas publikimit të disa emrave në opinion si pjesëmarrës të listave në zgjedhje nga radhët e RDK-së.

Megjithatë, ai sqaron se bartës të listave të njësive zgjedhore nga radhët e RDK-së do të jenë figura të njohura të jetës publike, profesorë universitarë dhe afaristë. Osmani thekson se njëri nga kandidatët seriozë për bartës të listës për deputetë të RDK-së në njësinë zgjedhore numër 1, është edhe biznesmeni Nuhi Aliu, pronar i kompanisë “Euroaktiva” në Shkup. “Ne kemi pasur dy kontakte me zotin Nuhi Aliu me të cilin kemi bashkëbiseduar për kyçjen e tij eventuale. Këto bisedime janë duke vazhduar, por thjesht edhe kjo kandidaturë si dhe kandidaturat tjera ende nuk janë definitive. Unë shpresoj se listat tona do të përbëhen nga profesorë universitar, nga intelektual me integritet të dëshmuar profesional dhe kombëtar pse jo edhe afaristë të cilët kanë rezultate të shkëlqyera në punën e tyre”, tha Rufi Osmani, kryetar i RDK-së, transmeton Alsat-m.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *