Home / Lajme / Maqedoni / Pakënaqësia ndaj MO-së, alarm për partitë shqiptare

Pakënaqësia ndaj MO-së, alarm për partitë shqiptare

15 prill-Mbi 46 për qind e të anketuarve vlerësojnë se asnjëra nga partitë shqiptare pjesëmarrëse në qeveri gjatë 20 viteve të kaluara, nuk i ka mbrojtur si duhet interesat e tyre kombëtare, 32 për qind vlerësojnë se Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka qenë partia që më mirë i ka mbrojtur interesat kombëtare, ndërsa vlerësimi për Bashkimin Demokratik për Integrim arrin në 8.2, dhe për PPD-në 5.8 për qind.

Mbi 70 për qind e shqiptarëve në vend mendojnë se Marrëveshja e Ohrit nuk e ka arritur qëllimin e duhur, ndërsa mbi 78 për qind nuk janë të kënaqur me mënyrën se si jetësohet kjo marrëveshja. Kështu kanë treguar të dhënat e anketës së fundit të Institutit “Liberta”, sipas të cilës, pakënaqësia e shqiptarëve kundrejt implementimit të Marrëveshjes së Ohrit është njëkohësisht alarmuese edhe për subjektet politike shqiptare.

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 5 qershorit, dhe pas 20 viteve parlamentarizmit, qytetarët shqiptar shprehin pakënaqësi ndaj veprimit të partive politike të tyre pjesëmarrëse në qeveritë e Maqedonisë. Mbi 46 për qind e të anketuarve vlerësojnë se asnjëra nga partitë shqiptare pjesëmarrëse në qeveri gjatë 20 viteve të kaluara, nuk i ka mbrojtur si duhet interesat e tyre kombëtare, 32 për qind vlerësojnë se Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka qenë partia që më mirë i ka mbrojtur interesat kombëtare, ndërsa vlerësimi për Bashkimin Demokratik për Integrim arrin në 8.2, dhe për PPD-në 5.8 për qind. Anketa e Institutit “Liberta” tregon gjithashtu se kur bëhet fjalë për liderët partiak shqiptar, 56.3 për qind e të anketuarve mendojnë se nuk ia kanë dalë t’i bëjnë ballë politikës nacionaliste të Gruevskit. Shikuar në përqindje, 28.2 për qind e të anketuarve vlerësojnë se kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka qenë më rezistent ndaj nacionalizmit të Gruevskit, përballë kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit për të cilin vetëm 8.7 për qind vlerësojnë se mirë është përballur me nacional-romantizmin e Gruevskit.

Pyetjes për popullaritetin e kryeministrave të deritanishëm të Maqedonisë, edhe atë nga këndvështrimi se cilit i kanë besuar më së shumti shqiptarët, tregon se ish-kryeministri Vllado Buçkovski me 8 për qind vlerësohet si më i besueshmi. Pas tij vijnë Ljubço Georgievski me 3.7 për qind, Hari Kostov me 1.8 për qind, Branko Cërvenkovski me 1.5 për qind, ndërsa për kryeministrin aktual, Nikolla Gruevski, 82.7 për qind e të anketuarve shqiptarë kanë mendim negativ. Se shqiptarët e kanë humbur besimin se në Maqedoni janë të mundshme zgjedhje të lira e demokratike, tregon përqindje lartë e të anketuarve që vlerësojnë se zgjedhjet e 5 qershorit, nuk do jenë të tilla. Kjo përqindje arrin 49.5 për qind. Domethënëse janë edhe të dhënat e kësaj ankete lidhur me disponimin e votuesve shqiptar lidhur me përkrahjen e partive politike. Mbi 40 për qind e të anketuarve janë shprehur si të papërcaktuar dhe 26.8 për qind të atyre që në këtë moment nuk do të votonin për asnjë nga partitë konkurruese. Sa u përket blloqeve politike pushtet-opozitë, pa ndërhyrë se për cilën parti politike do votonin, 18.4 për qind e të anketuarve janë shprehur pro partive opozitare, ndërsa 12.3 për qind për partinë shqiptare në qeveri. (R.K.)

Për qeverisje të drejtë

Te qytetarët e Maqedonisë po përforcohet fryma e matur publike, tregon hulumtimi i Institutit për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike i zbatuar me kërkesë të Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se shumica e qytetarëve, gjegjësisht midis 87 dhe 97.2 për qind i japin mbështetje qeverisjes të së drejtës. Ekziston përmirësim te kërkesa e beneficioneve nga ana e Qeverisë për 8.3 pikë përqindësh në krahasim me vitin 2009, ndërsa rënie është vërejtur te mbështetja për pagesën e tatimit për 5.2 pikë përqindësh. Në pyetjet ku është hulumtuar percepcioni për frymën publike të bashkëqytetarëve vërehet hendek i madh midis perceptimit për veten dhe për bashkëqytetarët, i cili lëvizë midis 59.4 pikë përqindësh në pyetjen për hedhjen e mbeturinave në vende të cilat nuk janë të përcaktuara për to, deri 36.4 pikë përqindësh për pagesën e shërbimeve komunale. Hulumtimi tregoi se arsimi dhe kompensimet mujore ndikojnë në frymën publike. Kështu të anketuarit me arsim të pambaruar fillor te shumica e pyetjeve japin mbështetje më të ulët se ajo mesatare të qeverisjes të së drejtës, ndërsa i njëjtë është rasti edhe me ata me të ardhura më të ulëta. Anketa u zbatua në dhjetor të vitit të kaluar në ekzemplar reprezentativ prej 1.050 të anketuarve nga ana e Institutit për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *