Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti nesër shpërbëhet

Parlamenti nesër shpërbëhet

13 prill-Kryetari i Parlamentit Veljanoski apeloi deri te të gjitha partitë parlamentare që të vijnë në seancën e fundit. Sipas Kushtetutës, Kuvendi shpërbëhet nëse për këtë prononcohet shumica nga gjithsej numri i deputetëve.

Në Parlamentin e Maqedonisë nesër duhet të votohet vendimi për shpërbërjen e dhomës ligjdhënëse, të propozuar nga kryeparlamentari Trajko Veljanoski, ndërsa i nënshkruar prej 79 deputetëve.

Shpërbërja e Parlamentit mundësohet pas zgjedhjes së Boris Kondarkos për kryetar të Komisionit Zgjedhor Shtetëror dhe me votimin e ndryshimeve të Kodit zgjedhor.

Kryetari i Parlamentit Veljanoski apeloi deri te të gjitha partitë parlamentare që të vijnë në seancën e fundit. Sipas Kushtetutës, Kuvendi shpërbëhet nëse për këtë prononcohet shumica nga gjithsej numri i deputetëve.

Në përbërjen aktuale me 120 parlamentarë, për miratimin e vendimit të tillë e domosdoshme është që ta mbështesin të paktën 61 deputetë.

Me vendimin për shpërbërjen e Kuvendit mbaron mandati i deputetëve. Veljanoski paralajmëroi se pas shpërbërjes së Kuvendit, ditën e ardhshme, të premten, do t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 5 qershor.

Kodi zgjedhor parashikon që zgjedhjet të mbahen në afat prej 60 ditëve pas shpërbërjes së Parlamentit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *