Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti sot shpërbëhet

Parlamenti sot shpërbëhet

14 prill-Veljanoski paralajmëroi se pas shpërbërjes së Kuvendit, ditën e ardhshme, të premten, do t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 5 qershor. Kodi zgjedhor parashikon që zgjedhjet të mbahen në afat prej 60 ditëve pas shpërbërjes së Parlamentit.

Në Parlamentin e Maqedonisë sot duhet të votohet vendimi për shpërbërjen e dhomës ligjdhënëse, të propozuar nga kryeparlamentari Trajko Veljanoski, ndërsa i nënshkruar prej 79 deputetëve. Shpërbërja e Parlamentit mundësohet pas zgjedhjes së Boris Kondarkos për kryetar të Komisionit Zgjedhor Shtetëror dhe me votimin e ndryshimeve të Kodit zgjedhor. Kryetari i Parlamentit Veljanoski apeloi deri te të gjitha partitë parlamentare që të vijnë në seancën e fundit. Sipas Kushtetutës, Kuvendi shpërbëhet nëse për këtë prononcohet shumica nga gjithsej numri i deputetëve. Në përbërjen aktuale me 120 parlamentarë, për miratimin e vendimit të tillë e domosdoshme është që ta mbështesin të paktën 61 deputetë. Me vendimin për shpërbërjen e Kuvendit mbaron mandati i deputetëve. Veljanoski paralajmëroi se pas shpërbërjes së Kuvendit, ditën e ardhshme, të premten, do t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 5 qershor. Kodi zgjedhor parashikon që zgjedhjet të mbahen në afat prej 60 ditëve pas shpërbërjes së Parlamentit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *