Home / Lajme / Maqedoni / Partitë të sillen me dinjitet

Partitë të sillen me dinjitet

19 prill-Ivanov i ka quajtur spekulime zërat për ekzistimin e një marrëveshjeje mes Greqisë dhe Maqedonisë sa i përket çështjes së emrit. Ai ka shfaqur shpresë se me shefin e diplomacisë ruse, do të këmbejnë informacione kthyese lidhur me pozicionet e Maqedonisë në Këshillin e Sigurimit

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgji Ivanov ka kërkuar që partitë politike të mos ashpërsojnë retorikën para zgjedhjeve pasi që siç ka thënë ai, pas zgjedhjeve sërish duhet të ulen dhe të bisedojnë me njëri tjetrin. “Zakonisht para zgjedhjeve nxehet atmosfera.
Unë apeloj për një sjellje dinjitoze publike nga partitë politike, sepse do të kalojnë zgjedhjet dhe pastaj sërish do të duhet të shihemi me anën tjetër dhe me partinë tjetër, ngase jetojmë në një hapësirë ku duhet të respektohemi njëri me tjetrin”, ka thënë Ivanov, për të shtuar se patjetër duhet që pas 20 vitesh demokraci të mësojmë lojën politike dhe me të vërtetë të shfrytëzojnë fjalor që nuk do të nënçmojë tjetrin.

“Apeloj për një politikë dinjitoze, që të mos e ndotim ambientin politik me fjalor nga njerëz të cilët janë përcaktuar që publikisht të tregojnë projektet dhe idetë e tyre para qytetarëve”, tha Ivanov. Ai këto komente i ka bërë të martën gjatë qëndrimit të tij në komunën e Jegunocit.

Ivanov, po ashtu ka folur edhe për çështjen e emrit dhe pret që pas zgjedhjeve kushdo që të jetë në qeveri të intensifikojë bisedimet me Greqinë, përmes ndërmjetësit Nimic, për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme.

Ndërkohë që i ka quajtur spekulimet zërat për ekzistimin e një marrëveshjeje mes Greqisë dhe Maqedonisë sa i përket çështjes së emrit. ”Spekulimet dëmtojnë procesin e negociatave me ndërmjetësim të OKB-së. Ato dëmtojnë pozicionet tona dhe apeloj për mos-spekulim pasi që dëshirojmë që ashtu si ka filluar dhe të përfundojnë procesi i bisedimeve me ndërmjetësim të OKB-së”, tha Ivanov.

Ai ka shfaqur shpresë se me shefin e diplomacisë të Rusisë Sergej Lavrvov, do të këmbejnë informacione kthyese lidhur me pozicionet e Maqedonisë në Këshillin e Sigurimit.
Ndryshe Ivanov, gjatë vizitës së tij në Jegunoc, u takua me kryetarin e Komunës, këshilltarët, ndërkohë që vizitoi fabrikën e restartuar në Jegunoc dhe shkollën fillore dhe të mesme multietnike në këtë komunë. (U.H)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *