Home / Lajme / Maqedoni / PD kërkon hapjen e pikave kufitare me Maqedoninë

PD kërkon hapjen e pikave kufitare me Maqedoninë

10 prill-“Partia e Drejtësisë në Gjilan kërkon ekskluzivisht nga Ministri i Punëve të Brendshme si dhe ai i Punëve të Jashtme të Kosovës qe krahas intensifikimit të marrëveshjeve të ndryshme me Maqedoninë të vihet në theks të veçantë dhe si prioritet edhe hapjen zyrtare të pikave kufitare në rajoni ne Anamoravës, konkretisht në fshatin Stanciq por edhe në Debelldeh”, ka thënë Sllamniku.

Partia e Drejtësisë, dega në Gjilan, vlerëson se hapja e pikave kufitare me Maqedoninë, gjegjësishtë vendkalimeve kufitare që lidhin Kumanovën me Gjilanin do të lehtësonin qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve dhe personave mes dy shteteve.

Kryetari i degës së PD-së në Gjilan, Arianit Sllamniku e sheh si tepër shqetësuese faktin e heshtjes apo të neglizhencës të institucioneve kosovare për avancimin e agjendës ne kuadër të hapjes dhe zyrtarizimit te pikave kufitare si ajo në fshatin Stanqiq, ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, por edhe të një pike zyrtare në fshatin Debëlldeh.

Ai e konsideron hap të rëndësishëm avancimin dhe këmbëngul në këtë rast për zyrtarizimin e pikave kufitare nga institucionet vendore – qeveritare, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për banorët e të dy anëve të kufirit.

“Partia e Drejtësisë në Gjilan kërkon ekskluzivisht nga Ministri i Punëve të Brendshme si dhe ai i Punëve të Jashtme të Kosovës qe krahas intensifikimit të marrëveshjeve të ndryshme me Maqedoninë të vihet në theks të veçantë dhe si prioritet edhe hapjen zyrtare të pikave kufitare në rajoni ne Anamoravës, konkretisht në fshatin Stanciq por edhe në Debelldeh”, ka thënë Sllamniku.

Ditë më parë, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Peter Sorensen në një takim me kryetarin e Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, ka premtuar se, Brukseli zyrtarët do të sponsorizojë hapjen e vendkalimeve kufitare mes fshatrave Tanushë-Debëllde dhe tjetri mes fshatrave Bellanoc-Stançiq.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *