Home / Lajme / Maqedoni / PE miratoi rezolutën për Maqedoninë

PE miratoi rezolutën për Maqedoninë

7 prill-
“Ose ajo do të vazhdojë në rrugën drejt BE-së në dobi reciproke, ose do të ngecë deri sa rajoni përparon. Për këtë arsye nevojitet kohë që të jemi në nivelin e angazhimeve dhe përgjegjësive tona”, tha Fyle.

Parlamenti Evropian (PE) sot në seancën plenare në Strasburg miratoi rezolutën për përparimin e Maqedonisë në rrugën për anëtarësimin në BE. PE me këtë rezolutë bëri thirrje për hapjen urgjente të negociatave për anëtarësim në BE, por duke shprehur keqardhje se Këshilli i BE-së nuk i ka ndjekur rekomandimet e deritanishme të Parlamentit Evropian dhe të Komisionit Evropian.

Kjo rezolutë më 16 mars ishte miratuar nga komisioni për politikë të jashtme të PE-së, ndërsa ajo mbrëmë ishte mbrojtur edhe nga eurodeputeti bullgar nga grupi socialist dhe demokrat, Kristian Vigenin, i cili është caktuar raportues special për Maqedoninë, pas dorëheqjes së eurodeputetit slloven, Zoran Taler, pas një skandali korrupsioni.

Parlamenti Evropian ka shprehur shqetësimet lidhur status quon rreth kontestit të emrit si dhe për krizën e fundit politike në Maqedoni, e cila mund të reflektohet edhe në marrëdhëniet ndëretnike.

Shqetësimet për krizën politike, rekomandimet për zgjedhje fer dhe demokratike, dhe plotësimi i Marrëveshjes së Ohrit në prag të shënimit të 10 vjetorit të saj, reformat në gjyqësor janë pjesë e rekomandimeve të rezolutës së Parlamentit Evropian.

Eurokomisari Shtefan Fyle dhe ministrja hungareze Eniko Gjori në emrin e presidencës hungareze fillimisht e vlerësuan raportin si të barazpeshuar, mesazhet e tyre ishin të ngjashme, gjegjësisht se Maqedonia ka arritur përparim të rëndësishëm në shumë sfera, por duhet edhe më tej të punojë në reformat në dialogun politik, sistemin gjyqësor, lirinë e mediumeve. Fyle në këtë rast theksoi se Maqedonia për momentin ndodhet në udhëkryq të vërtetë.

“Ose ajo do të vazhdojë në rrugën drejt BE-së në dobi reciproke, ose do të ngecë deri sa rajoni përparon. Për këtë arsye nevojitet kohë që të jemi në nivelin e angazhimeve dhe përgjegjësive tona”, tha Fyle.

Raportuesi i përkohshëm Kristian Vigenin i bëri thirrje qeverisë së ardhshme të Maqedonisë, që me gjithë legjitimitetin nga zgjedhjet vijuese të parakohshme parlamentare, të merret me zgjidhjen e emrit dhe reformat për anëtarësim në BE.

Në këtë kontekst, pothuajse të gjithë eurodeputetët grekë të cilët morën pjesë në debatin mbetën në pozicionin e njejtë, nuk do të ketë negociata deri sa nuk ka zgjidhje për emrin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *