Home / Lajme / Maqedoni / Përplasen BDI e PDSH

Përplasen BDI e PDSH

14 prill-‘‘Kjo shumicë parlamentare varfëroi skajshmërisht shqiptarët. Me aktin e shpërndarjes së këtij parlamentit. E dimë se hyjmë në zgjedhje pa rregulla të caktuara dhe pa konsensus. Shumica parlamentare rrezikon shumë në rast se manipulon me votën shqiptare’’, tha deputeti Imer Aliu

Deputetët e partive politike të opozitës dhe mazhorancës kanë komentuar shpërndarjen e sotme të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë.

Deputeti nga radhët e PDSH-së, Imer Aliu tha se, Gjatë qeverisjes tre vjçeare VMRO-DPMNE dhe BDI pozita e shqiptarëve skajshmërisht është rënduar.

‘‘Më në fund i erdhi edhe fundi kësaj shumice parlamentare, shumicë kjo në këto tre vitet e fundit kanë ndihmuar ka përkrahur një politikë ekskluzivisht anti-shqiptare. Gjatë qeverisjes tre vjeçare VMRO-DPMNE dhe BDI pozita e shqiptarëve skajshmërisht është rënduar si pasojë e servilitetit të BDI-së, duke u vënë në shërbim të VMRO-DPMNE-së dhe platformës së tyre rilindja në 100 hapa’’, tha deputeti Aliu.

Sipas tij kjo pozitë skajshmërisht inferior e BDI-së i mundësojë Gruevskit që pozita e vazalit të BDI-së i mundësojnë Gruevski të realizoj të gjitha projeketet me mbështetjen e BDI-së.

‘‘Janë të shumta të dhënat që flasin për anashkalimin e shqiptarëve. Duke filluar nga ligji për përdorimin e gjuhës deri te natalitetit vetëm për nënat maqedonase, ligji për përdorimin e gjuhës i cili një kohë të gjatë u proklamuar si një e arritur e madhe. Por ky ligj është në kundërshtim me kushtetutën, pasi që ky ligj jo vetëm se nuk e shënojë gjuhën shqipe si zyrtare por si gjuhë të dorës së dytë’’, theksoi deputeti Imer Aliu.

Ai po ashtu kujtojë se nga kjo garniture qeveritare mbeti i pa zbardhur edhe rasti i vrasjes së Harun Aliut-Komandat Kushtrimit.

‘‘Kjo shumicë parlamentare varfëroi skajshmërisht shqiptarët. Me aktin e shpërndarjes së këtij parlamentit. E dimë se hyjmë në zgjedhje pa rregulla të caktuara dhe pa konsensus. Shumica parlamentare rrezikon shumë në rast se manipulon me votën shqiptare’’, tha deputeti Imer Aliu

Ndërkaq, deputetja e BDI Ermira Mehmeti-Devaja reagoi duke mohuar akuzat e deputetit të PDSH-së.

Zonja Mehmeti-Devaja theksoi se kjo shumicë parlamentare dhe qeverisja e tanishme korrigjojnë politikat e gabuara që kanë trashëguar nga qeveria e mëparshme e udhëhequr nga PDSH-VMRO-DPMNE.

‘‘Dëshiroj të konstatojë një element që është konstant për këtë parti duke aluduar në PDSH-së. Ata janë nacionalist sa herë që janë në opozitë, janë lojalistë sa herë që janë në pushtet’’, tha deputetja Mehmeti.

Sipas saj ky mandate qeverisës ishte ekstremisht i vështirë, pasi që ne morëm përsipër të korrigjojmë të gjithë padrejtësitë tuaj që keni bërë gjatë qeverisjes. ‘‘Kemi dëshmuar se si votohet kundër edhe kurë jemi në pushtet’’, tha Mehmeti

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *