Home / Lajme / Maqedoni / Policia vazhdon t`i kërkojë vjedhësit

Policia vazhdon t`i kërkojë vjedhësit

18 prill-
Ekipet policore kanë gjetur pushkë automatike, karikator me municion, bombë dore dhe floririn e vjedhur. Ndërkaq, gjendja shëndetësore e pronarit të artarisë së plaçkitur, është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka gjetur armë dhe municion që u ka takuar plaçkitësve, të cilët plaçkitën artarinë “Isak 1” në Tetovë. Ekipet policore kanë gjetur pushkë automatike, karikator me municion, bombë dore dhe floririn e vjedhur.
Ndërkaq, gjendja shëndetësore e pronarit të artarisë së plaçkitur të shtunën pas dite në Tetovë është jashtë rrezikut për jetë. Kështu bëjnë të ditur familjarë të afërm të Isak Feratit, duke mos zbuluar sasinë e vjedhjes së arit gjatë plaçkitjes. Familja Ferati, ka kërkuar që policia sa më shpejt të gjejë autorët e vjedhjes. Po ashtu gjendja e policit të plagosur gjatë përleshjes me plaçkitësit është jashtë rrezikut për jetë, ndërkohë që vazhdojnë hetimet dhe kërkimet ndaj grupit tjetër që është në arrati nga dita e shtunë.
Ndryshe të shtunën pas dite rreth orës 18.00 një grup i maskuar dhe i armatosur me dy vetura Opel Omega dhe Opel Astra plaçkitën artarinë “Isak 1 dhe 2” që gjendet në rrugën e Ilindenit, në afërsi të Gjykatës Themelore të Tetovës. Gjatë vjedhjes grupi prej 7-8 personave ka plagosur pronarin Isak Ferati. Gjatë arratisë vjedhësit janë drejtuar në drejtim të Jegunocës, ku janë ndaluar nga një patrullë e policisë dhe kanë shkëmbyer zjarr, duke lënë një polic të lënduar, por edhe një të vrarë nga grupi i plaçkitësve. Bëhet fjalë për 25 vjeçarin Ibrahim L, nga Shkupi, te i cili është gjetur një sasi e arit të grabitur dhe armë zjarri. Policia njoftoi se është vënë në kërkim të grupit, por për shkak të mbarëvajtjes së hetuesisë nuk jep detaje tjera. Forca të policisë kanë shtuar patrullimet në segmentet rrugore Tetovë-Jazhincë dhe Tetovë-Jegunoc-Radushë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *