Home / Lajme / Maqedoni / Postet ekskluzivisht për maqedonasit

Postet ekskluzivisht për maqedonasit

4 prill-
Në qoftë se në Tetovë dhe Gostivar shqiptarët nuk udhëheqin me poste, atëherë çka pritet në qytetet tjera siç janë Shkupi, Kumanova, Manastiri, Struga, Dibra dhe Kërçova, ku policëve shqiptarë, madje edhe u pamundësohet përdorimi i gjuhës shqipe. Kjo është pasqyra reale e kësaj qeverie. Kjo është pasqyra reale e BDI-së dhe Ali Ahmetit, paaftësia e të cilëve na ka kushtuar shumë”, shtoi Tresi.

Partia Demokratike Shqiptare përmes një komunikate për shtyp alarmon opinionin për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe përfaqësimit të tyre nëpër postet udhëheqëse në këtë Ministri.

“Këtu vetëm zëvendësministri është shqiptar, ndërsa ministri, sekretari shtetëror, drejtorët e dy drejtorive kryesore, udhëheqësit e katër sektorëve dhe njësive janë maqedonas. Asnjëra prej drejtorive, as ajo e Drejtorisë për Siguri Publike dhe as ajo për Zbulim dhe Kundërzbulim nuk udhëhiqen nga shqiptarë”, deklaroi të hënën zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi. Sipas tij, po ashtu udhëheqësi i sektorit për informim, i sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale, i sektorit për çështje juridike dhe menaxhim me resurset njerëzore dhe i sektorit për marrëdhënie ndërkombëtare janë maqedonas. Edhe udhëheqësit e të gjitha njësive janë maqedonas. Madje, ai ka përmendur edhe diskriminimin në këtë dikaster të rëndësishëm vetëm në Tetovë dhe Gostivar.

“Udhëheqësi i Krim-Policisë për Tetovë dhe Gostivar, komandanti i Stacionit Policor në Kodrën e Diellit, komandanti në Stacionin Policor në Jegunovc, komandanti i Policisë rrugore, udhëheqësi në repartin e krimit ekonomik, udhëheqësi në departamentin për tregti të palejuar me drogë dhe armë, udhëheqësi i sektorit për krim të organizuar, udhëheqësi për automjetet, udhëheqësi i shërbimit të kujdestarisë, udhëheqësi i Qendrës operative kujdestare, udhëheqësi për punët juridike…, që të gjithë janë maqedonas”, ka thënë Tresi, duke numëruar gjithsej 20 poste më të vogla të policisë në Gostivar e Tetovë, ku udhëheqësit janë kryesisht maqedonas. PDSH, ka vijuar më tej zëdhënësi Luan Tresi, vlerëson se shqiptarët përpos që janë figura dhe argatë, ata nuk udhëheqin me asnjë sektor të rëndësishëm.

“Në qoftë se në Tetovë dhe Gostivar shqiptarët nuk udhëheqin me poste, atëherë çka pritet në qytetet tjera siç janë Shkupi, Kumanova, Manastiri, Struga, Dibra dhe Kërçova, ku policëve shqiptarë, madje edhe u pamundësohet përdorimi i gjuhës shqipe. Kjo është pasqyra reale e kësaj qeverie. Kjo është pasqyra reale e BDI-së dhe Ali Ahmetit, paaftësia e të cilëve na ka kushtuar shumë”, shtoi Tresi. Ndërkohë, ka reaguar zëvendësministri i Brendshëm, Xhevat Buçi. Në një deklaratë për KOHA, Buçi i ka quajtur spekulime akuzat e PDSH-së, ndërsa ka përmendur Sektorin e Krimit dhe Interpolin si dy institucione që udhëhiqen nga shqiptarët. Madje, ai ka thënë se në kohën, kur BDI është në qeveri, shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të përfaqësuar në poste të larta.

“Ato janë vetëm spekulime. Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më të përfaqësuar se sa tani. Sektori i Krimit, ai i Interpolit, kemi shtim të numrit të inspektorëve shqiptarë, bile tani kemi edhe komandantë shqiptarë të policisë, të cilët janë emëruar edhe në Prilep”, është arsyetuar Buçi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *