Home / Lajme / Maqedoni / PPD: Shpifje për koalicionim me BDI

PPD: Shpifje për koalicionim me BDI

11 prill-Sipas deklarimit, PPD-ja mbetet në qëndrimin e vet që në këto zgjedhje ti bashkohet platformës proshqiptare, sepse si[ thuhet programi i PPD-së është në përputhje të plotë me këtë koncept politik që u bë publike nga ana e Komunitetit shqiptaro-amerikan.

PPD nëpërmjet një komunikate ka përgënjeshtruar se po negocion me BDI për koalicionim parazgjedhor.

“Ne informojmë opinionin dhe anëtarësinë se përveç përkrahjes publike përmes një komunikate dhënë për Komunitetin shqiptaro-amerikan nga Çikagoja për një unitet të partive politike shqiptare para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nuk janë zhvilluar negociata për koalicionime parazgjedhore me asnjë parti tjetër politike, pra as edhe me BDI-në”, theksoi kryetari i PPD-së, Sefedin Haruni.

Sipas deklarimit, PPD-ja mbetet në qëndrimin e vet që në këto zgjedhje ti bashkohet platformës proshqiptare, sepse si[ thuhet programi i PPD-së është në përputhje të plotë me këtë koncept politik që u bë publike nga ana e Komunitetit shqiptaro-amerikan.

Duke mos patur fare dyshim në këtë obsion kombëtar, PPD-ja doli me propozimin që Komuniteti shqiptaro-amerikan të marrë përgjegjësinë e protagonizmit politik për realizimin final të nismës që e mori Komuniteti gjatë vizitës që i bëri Maqedonisë me shpresë që kësaj nisme do ti bashkangjiten edhe disa nga iniciativat elektorale të partive opozitare”, thekson PPD.

Sipas saj, në këto zgjedhje PPD do të konkurrojë përmes listës unike shqiptarë me qëllim të krijimit të shumicës parlamentare shqiptare rreth një objektivi konvergjent shqiptar për ridefinim juridiko-kushtetues të pozitës së shqiptarëve dhe të raporteve shqiptaro-maqedonase në tërësinë shqiptare të Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *