Home / Lajme / Maqedoni / Pranga për vrasësin e Muhamet Jasharit

Pranga për vrasësin e Muhamet Jasharit

11 prill-
Policia ka arrestuar Dorjan T., i cili akuzohet për ekzekutimin e nxënësit 18 vjeçar nga Kondova e Shkupit, Muhamet Jashari. Sipas të dhënave policore, arrestimi i 16 vjeçarit është bërë paraditen e sotme

Dy ditë pas vrasjes në Shkollën e mesme të ndërtimtarisë “Zdravko Cvetkovski” në Shkup, policia ka arrestuar Dorjan T., i cili akuzohet për ekzekutimin e nxënësit 18 vjeçar nga Kondova e Shkupit, Muhamet Jashari.
Sipas të dhënave policore, arrestimi i 16 vjecarit është bërë paraditen e sotme.

Mësohet se menjëherë pas arrestimit, adoleshenti është dërguar në një nga stacionet policore të Shkupit, ku do të merret në pyetje lidhur me krimin e së premtes. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij pritet të ngrihet padi penale.
I akuzuari për vrasjen e 19 vjeçarit Muhamet Jashari nga Kondova, sot është arestuar ka njoftuar policia.
Gjashtëmbëdhjetë vjeçari Dorijan T. nga dita e premte kur edhe ndodhi incidenti ishte I pakapshëm për organet e rrëndit sot është kapur dhe është dërguar në stacion policorë dhe më pas përpara gjykatësit hetues I cili pritet ti shqiptojë masën e paraburgimit.

Ministria e punëve të Brendshme propozon që i akuzuari i parë për vrasjen në Shkollën e Mesme “Zfradvko Cvetkovski”, të përgjigjet për veprën penale “vrasje”, ka paralajmëruar ministrja e policisë Gordana Jnakullovska.

“Dy persona që kanë marë pjesë në incidentin janë identifikuar. I akuzuari i dytë është paraqitur përpara gjykatësit hetues ndërsa të akuzuarin e dytë MPB-ja është duke e kërkuar. MPB propozojnë që i akuzuari i parë të përgjigjet për veprën penale “vrasje”, ndërsa fjalën e fundit e ka prokurori.

Në incidentin i cili ndodhi të premten në shkollën e mesme “Zdravko Cvetkovski”, pas një incidenti mbeti i vdekur 19 vjeçari Muhamet Jashari nga fshati Kondovë i Shkupit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *