Home / Lajme / Maqedoni / Premtime grandioze me dështime serioze

Premtime grandioze me dështime serioze

18 prill-Analistët përkujtojnë se “stili luftarak” i kryeministrit – vet kundër të gjithëve, ndonëse ka dhënë rezultate në sfera të caktuara, edhe pse në skajshmëri ka thelluar ndarjen e raporteve qofshin ato ndërpartiake, ndëretnike dhe ndërkombëtare. Veçmas, mënyra e qeverisjes së deritashme ka përkeqësuar pozitën ndërkombëtare dhe ndëretnike të manifestuar përmes objekteve të ndërtuara dhe ka izoluar vendin për shkak të moszgjidhjes së emrit

Me shpërbërjen e Parlamentit të Maqedonisë, përmbyllet edhe kapitulli trevjeçar i qeverisjes së kryeministrit Gruevski, kësaj radhe me BDI-në e Ali Ahmetit. Përkundër numërimit të paktë të realizimeve të partisë shqiptare, kryeministri Gruevski, me gjithë kritikat e faktorit ndërkombëtar për të bërat dhe të pabërat, arriti të realizojë premtimet e dhëna elektoratit maqedonas gjatë fushatës paraprake zgjedhore. Kështu vlerësojnë analistët politik shqiptarë, sipas të cilëve, projektin e shumëpërfolur “Shkupi 2014” VMRO tashmë po e realizon, ndërsa do të mbajë premtimin edhe për ruajtjen e emrit kushtetues të shtetit. “Stili i këtillë luftarak i kryeministrit – vet kundër të gjithëve, ndonëse ka dhënë rezultate në sfera të caktuara, edhe pse në skajshmëri ka thelluar ndarjen e raporteve qofshin ato ndërpartiake, ndëretnike dhe ndërkombëtare. Veçmas, mënyra e qeverisjes së deritashme ka përkeqësuar pozitën ndërkombëtare dhe ndëretnike të manifestuar përmes objekteve të ndërtuara dhe ka izoluar vendin, për shkak të moszgjidhjes së emrit”, ka thënë Denko Maleski, ishdiplomat dhe analist politik në vend. Sa i përket emrit, thotë Maleski, asnjë hap përpara nuk është shënuar nga kjo qeveri, por përkundrazi – me politikën e stilit luftarak, ka izoluar vendin. “Është mirë që në prag të zgjedhjeve, bashkësia ndërkombëtare përkujtoi Qeverinë e tashme dhe të ardhme dhe të gjitha subjektet politike se agjenda e integrimeve duhet të jetë prioritet. Kjo do të ishte mirë të kuptohet se është koha që të gjithë të përkushtohemi ndjenjës proevropiane. Por, e keqja është se ne nuk posedojmë me forcën e konsensusit e as kompromisit që është cilësi e patjetërsueshme në ndërtimin e të gjitha raporteve. Kështu, qëndrimi i fortë dhe stili qeverisës luftarak i kryeministrit së bashku me mungesën e kulturës së dialogut, ka ndikuar në devijimin e politikës shtetërore”, shprehet Maleski. Më e keqja, vazhdon ai, është nëse i ndodh Maqedonisë kontestimi i rezultatit të zgjedhjeve, pasi siç shprehet Maleski, kjo do të na largonte edhe më shumë nga integrimet që janë kusht për stabilitet të qëndrueshëm dhe zhvillim ekonomik. “Në kushte kur nuk është arritur marrëveshja paraprake ndërpartiake për pranim të rezultatit zgjedhor, ekzistojnë gjasa serioze që të shpërthejnë përplasjet mes partive. Kjo padyshim se është rreziku më i madh për Maqedoninë”, përfundon Maleski. Ndërkaq, profesori i USHT-së, Bekim Kadriu, mendon se në mënyrë serioze duhet të shqyrtohet qasja e Brukselit zyrtar ndaj Maqedonisë. “Po të mos devijonte Maqedonia nga rruga e integrimeve, Brukseli zyrtar do të insistonte në zgjedhje fer dhe demokratike, por prej atje janë shtuar porositë se integrimet dhe problemi me emrin duhet të jenë në agjendën politike. Ky mesazh nuk i është drejtuar vetëm Qeverisë aktuale, por edhe subjekteve tjera politike në prag të zgjedhjeve të 5 qershorit”, thotë analisti Kadriu. Shqiptarët, thotë analisti tjetër Albert Musliu, nuk mund të lavdërohen se subjektet tona kanë realizuar diçka nga premtimet e dhëna para tri viteve. Ata do ta përkujtojnë qeverisjen e Gruevskit me arrogancën e manifestuar gjatë ushtrimit të pushtetit, sidomos ndaj çdo gjëje që është shqiptare. “Gruevski shfrytëzoi mazhorancën për të realizuar projektet e veta duke e lënë partinë shqiptare në pozitë të pa lakmueshme. Ai, gjatë qeverisjes nuk ka përfill kërkesat e shqiptarëve, por ka realizuar shumë projekte provokuese për shqiptarët siç është Kalaja, Enciklopedia, përmendoret, investimet e pakta në rajonet shqiptare, etj”, vlerëson Musliu, sipas të cilit, përcaktimin e shqiptarëve prointegrimeve euroatlantike, Gruevski e zvetënoi tërësisht, madje me politikën e tij, rezultoi me humbjen e mbështetjes së bashkësisë ndërkombëtare që është traumë jo e vogël në raportet ndërkombëtare. “Kjo qeveri nisi punën me premtime grandioze, kurse po përfundon me dështime serioze, këto janë lëshimet e përgjithshme të Qeverisë Gruevski”, shprehet Albert Musliu

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *