Home / Sport / Publiku tetovar kaloi provimin, por tani duhet të diplomojë

Publiku tetovar kaloi provimin, por tani duhet të diplomojë

Tetovarë, jeni në rrugë të mbarë për të festuar titullin e kampionit. Për të shkruar me shkronjë të arta suksesin e skuadrës suaj. Prandaj bashkohuni të gjithë dhe kaloni me gjakftohtësi xhdo pengesë. Tetovarë, mos lejoni që askush t’ua prishë ëndërën tuaj, pasi ajo tani po bëhet realitet!

Ky vit duket se përfundimisht është vit i KF Shkëndija dhe tifozëve të saj. Dhe derisa Shkëndija është duke shënuar rezultatet më të mira në historikun e saj, publiku po ec në një drejtim të vetëdijsimit të plotë. Ata tani kalojnë dalëngadalë xhdo parashikim dhe nuk lejojnë që dikush t’i manipulojë siç ka ndodhur në të kaluarën. Të dielën në takimin mes Shkëndijës dhe Teteksit në tribuna kishte mbi 12 000 shikues, ndërsa e veçanta ishte se kënga nuk jehonte vetëm nga tribuna ‘Marshin Beqiri’ ku zakonisht gjenden ‘Ballistët’, por edhe nga tribunat tjera të cilat ishin të mbushura mbi kapacitetin e tyre (pasi tribuna pas njërës portë nuk u hap fare, pasi ishte lënë e lirë për tifozët e Teteksit). Anim fantastik dhe mbi nivel, koreografi spektakulare, por mbi të gjitha kontroll i ndjenjave si kurrë më parë. Publiku tetovar të dielën kaloi provimin në minutën e 60-të, kur referi kryesor Dimitar Meçkarovski solli vendim dikutabil për të treguar në pikën e bardhë dhe në këtë mënyrë paralajmëroi tentimin për të realizuar skenarin e përgatitur në prapavijë. Sigurisht të gjithë e kanë të qartë se Shkëndija këtë vit është e pandalshme, nuk ka konkurent në kategorinë e parë dhe mënyra e vetme për ta penguar është ‘hilja’. Ashtu e ndalën në takimin paraprak me Teteksin, kur Shkëndija u mund me penalti të dyshimtë në një ndeshje që më vonë u përcoll me vendime të çuditshme të arbitrit. Por edhe pse ishte e qartë se s’ka skuadër që e mund Shkëndijën, dikush mendoi se Teteksi mundet, pasi e kishte bërë një herë këtë gjë, duke haruar se si rrodhën gjërat në atë takim. Por kur të dielën Shkëndija shkelte pa mëshirë ‘rivalin e uryer’, Meçkarovski provoi që të inkuadrohet në aksion duke treguar fillimisht një faul të paqenë, si rrjedhojë e të cilit më vonë erdhi edhe vendimi i rradhës, penaltia. Dhe sigurisht të provokuar nga ky moment secili prej futbollistëve, stafit teknik, kryesisë dhe 12 000 spektatorëve kërkonte sqarim për këtë vendim. Dhe arbitri pos që tregoi penalti të dyshimtë për Teteksin, i vetëdijshëm për mllefin që ka shkaktuar ofrohej kah tribuna kryesore duke u kanosur me gjeste të ndryshme pjestarëve të Shkëndijës që reagonin, por ishte shumë e qartë se dëshironte diçka tjetër. Ndoshta i mësuar nga ngjarjet e të premtes në takimin e Bundesligës mes St. Paulit dhe Schalkes (ndeshja në fjalë u ndërpre pasi arbitri anësor u godit me një shishe bire), ai vazhdonte të provokojë duke shpresuar që ndonjë gjësend të përfundojë në trup të tij dhe pastaj skenari dihet. Sikur kjo të ndodhte ndeshja do ndërpritej, Shkëndija do humbiste takimin zyrtarisht, dënimi ‘astronomik’ në të holla dhe 12 ndeshje 100 km jashtë Tetovës do ishte i pashmangshëm, por kur Shkëndija është në pyetje, madje në kushte kur lufton për titullin e kampionit ndoshta në kombinim do të futej edhe dënimi për heqjen e disa pikëve??? Por jo…, tetovarët nuk e lejuan këtë, nuk i’a mundësuan kënaqësinë Meçkarovskit, e as punëdhënësve të tij. Me një forcë të jashtëzakonshme për një moment kontrolluan mllefin, ndalën hudhjen e gjësendeve në teren, shikuan me gjakftohtësi se si Teteksi barazoi në 1:1 nga penaltia e dhuruar dhe më pas dhanë mbështetje edhe më të fortë futbollistëve, duke u bërë me dije se mundi i tyre nuk mund të hijezohet nga askush. Rezultati…? Shkëndija arriti të avansojë përmes Mustafit, e më pas të fundosë kundërshtarin me golin e Nuhiut. Tani më rezultati ishte 3:1, Teteksi dukej i gjunëzuar para heronjëve ‘kuqezi’, arbitri gjithashtu. Ndërsa tetovarët, Shkëndija dhe gjithë ata që e duan këtë emër po jetonin momente feste, duke qenë të vetëdijshëm se kjo ishte një fitore e madhe, e dyfishtë, e cila po drejton skuadrën kah titulli i kampionit. Dhe për këtë të gjithë kanë merita. Futbollistët që fituan dhe tifozët tetovarë që nuk ranë pre e atij momenti provokimi, që ndoshta do të ndryshonte historinë, ndoshta do t’i jepte fund gjithçkaje të bukur që ndërton Shkëndija. Por kjo le të jetë një mësim për të gjithë ata që e duan Shkëndijën, se si duhet të sillen në të ardhmen. Nga ai moment të gjithë duhet të kenë të qartë se nuk duhet hudhur në teren as një send më i vogël, nuk duhet rrënë pre e asnjë provokimi. Duket se mësimi është marrë, por duhet të aplikohet vazhdimisht, në çdo rrethanë dhe situatë që do del përpara. Tetovarë, jeni në rrugë të mbarë për të festuar titullin e kampionit. Për të shkruar me shkronjë të arta suksesin e skuadrës suaj. Prandaj bashkohuni të gjithë dhe kaloni me gjakftohtësi xhdo pengesë. Tetovarë, mos lejoni që askush t’ua prishë ëndërën tuaj, pasi ajo tani po bëhet realitet!

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *