Home / Lajme / Maqedoni / Punësohen vetëm militantët e VMRO-së

Punësohen vetëm militantët e VMRO-së

5 prill-
Zëdhënësi i MPB-së për sektorin në Ohër, Stefan Dimoski, thotë se punësimet i bën MPB në bazë të konkursit

Dibër – Nëse bëhet një analizë për punësimet në institucionet kryesore shtetërore që veprojnë në Dibër, duke marrë këtu parasysh edhe policinë, atëherë mund të themi se Marrëveshja e Ohrit nuk solli ndonjë përmirësim të situatës në lidhje me punësimet. Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, prej kur erdhi në pushtet ka realizuar punësime të shumta në sektorë të rëndësishëm në Dibër. Kjo parti edhe më tej vazhdon punësimet edhe në institucione, në të cilat duhet të punësohen shqiptarë.

Ditëve të fundit janë punësuar dy militantë partiak të saj dhe planifikohen edhe dy të tjerë në stacionin policor të Dibrës. Në këtë stacion, ku ende punojnë pa vendime afër 30 policë rezervistë, bëhen punësime të joshqiptarëve, edhe atë me dëshirë të partisë në pushtet, VMRO-DPMNE, ndërsa me këtë – po rritet disbalanca etnike në dëm të shqiptarëve. Por, ç’është më e çuditshme, të punësuarit shqiptarë në këtë institucion, thonë se militantë të sapopunësuar as nuk kanë uniforma të policëve, e as dihet se çka punojnë.

Dihet vetëm se kanë shkollim të mesëm dhe se janë nga fshati Mogorçë, fshat ky i njohur si bastion i VMRO-së dhe nga i cili janë bërë punësime të shumta si në kadastër të Dibrës, në njësinë për marrëdhënie juridiko-pronësore, HC “Spilje”, Agjencinë për punësim dhe shumë institucione të tjera.

Zëdhënësi i MPB-së, sektori në Ohër, i cili mbulon edhe aktivitete policor të Dibrës, Stefan Dimoski, thotë se punësimet bëhen nga MPB-ja në bazë të konkurseve të cilët kërkojnë edhe kushte. “Punësohen kuadro, të cilët janë të nevojshme dhe në bazë të konkurseve. Punësimet nuk janë bërë nga stacioni policor i Dibrës”, thotë Dimoski.

Në situatën kur numri i të rinjve dibranë të papunë që kanë mbaruar universitete kap shifra alarmante, VMRO në mes të Dibrës bën punësime të militantëve të saj që kanë vetëm arsimin e mesëm. Edhe pse pati reagime të partive shqiptare, VMRO po vazhdon duke e realizuar programin e saj në tërësi në Komunën e Dibrës

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *