Home / Lajme / Rajon / Qeveria shqiptare zyrtarizon maqedonishten

Qeveria shqiptare zyrtarizon maqedonishten

25 prill-Shenja të institucioneve dhe rrugëve në gjuhën sllavo-maqedonase në 9 fshatrat të prefekturës së Korçës u vendosën me datën 14 prill ku të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, Todor Petrov, presidenti i Kongresit Botëror të Maqedonisë dhe Tashko Ivanov, kryetar i Shoqatës së Maqedonasve të Egjeut

Pogradec, 25 prill – Dy javë përpara zgjedhjeve lokale të 8 majit, Komuna e Pustecit është mbushur me tabela me emra rrugësh dhe sheshesh në gjuhën maqedonase. Gazeta Shqiptare shkruan se Komuna që dikur mbante emrin Liqenas, ka përfshirë dhe zyrtarë të Komunës Gazi Baba të Maqedonisë, duke bërë fushatë edhe për kandidatin zyrtar të koalicionit qeveritar të drejtuar nga PD-ja, Edmond Temelko, i cili mban postin e kryetarit të Partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Evropian.E përditshmja Gazeta Shqiptare zbulon se tabelat e rrugëve janë vendosur në dy gjuhë, shqipe dhe atë sllavo-maqedonase, dy janë në alfabetin latin dhe atë cirilik.

Shenja të institucioneve dhe rrugëve në gjuhën sllavo-maqedonase në nëntë fshatrat të Komunës Liqenas, e emëruar në Pustec, të prefekturës së Korçës, u vendosën me datën 14 prill ku të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Gazi Babës nga Shkupi, Tony Trajkovski, Todor Petrov, presidenti i Kongresit Botëror të Maqedonisë dhe Tashko Ivanov, kryetar i Shoqatës së Maqedonasve të Egjeut. Në artikullin e shkruar, e përditshmja Gazeta Shqiptare zbulon personin që ka lejuar vendosjen e tabelave, ndërsa sjell në vëmendje se në Maqedoninë fqinje, në përbërje me popullsi shqiptare etnike të konsiderueshme, mungojnë emrat e rrugëve në gjuhën shqipe, duke mos respektuar Marrëveshjen e Ohrit, si dhe rastin Bollano me tabelat greke në Vlorë. (Gazeta Shqiptare)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *