Home / Sport / Real-Barcelona, Europa me sytë sonte në ‘El Clasico’!

Real-Barcelona, Europa me sytë sonte në ‘El Clasico’!

Liga e Kampioneve do të prezantojë sonte takimin gjysëmfinal, klasiken e famshme të Spanjës, Real Madrid – Barcelona

El Classico” e 3-të për këtë sezon ka nisur me polemika për arbitrin. “Pse Guardiola ankohet për gjyqtarin pa filluar ndeshja?”. “Është e para herë që dëgjoj një trajner futbolli të ketë pakënaqësi ndaj gjyqtarit para fillimit të ndeshjes”.

Me këto fjalë i është përgjigjur Hoze Mourinjo ankesave të Pep Guardiolës për gjyqtarin e “El Clasico-s”. Debati mes trajnerëve të Realit dhe atij të Barcelonës nisi dy ditë më parë, kur ishte parashikuar që gjysmëfinalen e parë në Ligën e Kampionëve mes dy gjigantëve spanjollë në “Bernabeu”, ta arbitronte portugezi Pedro Proença. Kjo gjë nuk e la fort të kënaqur Guardiolën, i cili deklaroi jo pa doza ironie: “Gjyqtar portugez? Bukur, Mourinjos duhet t’i vijë mirë”.

Menjëherë UEFA ndryshoi “bilbilin” e sfidës së “Bernabeut”, duke caktuar gjermanin Volfgang Shtark, ndërkohë që ka ardhur edhe kundërpërgjigja e Mourinjos. Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, portugezi i stolit madrilen deklaroi se “është e para herë që dëgjoj një trajner të kritikojë zgjedhjen e një gjyqtari para zhvillimit të ndeshjes”.

Sfida e sotme mund të jetë vendimtare, por Mou përpiqet të ulë tensionin tek të tijtë. “Skuadra është e qetë, duhet ta luajmë në maksimum këtë gjysmëfinale dhe gjyqtari nuk është i rëndësishëm. Vetëm duhet një gjykim me nivel, që nuk ndihmon askënd, por që zbaton rregullat dhe ndihmohet nga lojtarët. Asnjë rezultat i ndeshjes së parë nuk mund të jetë vendimtar në të dytën. Nuk jemi të fiksuar, por thjesht shpresojmë të shkojmë deri në fund. Asnjëra prej skuadrave nuk është e favorizuar”, është shprehur Mourinjo.

Ndërkohë Barcelona dhe Guradiola kanë humbur mesfushorin Andres Iniesta për sfidën e sotme pasi ka mbetur viktimë e një tërheqjeje. Guadiola konfirmoi se lojtari i tij mungon “100 për qind”, por nuk saktësoi emrin e zëvendësuesit të tij.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *