Home / Sport / Reali mposht Barcelonën pas 3 vjetësh dhe fiton Kupën,

Reali mposht Barcelonën pas 3 vjetësh dhe fiton Kupën,

Reali i Madridit ka fituar Kupën e Mbretit, duke mposhtur 1-0 në finalen e zhvilluar në “Mestaja” Barcelonën.

Pas tre vjetësh, skuadra kryeqytetase ka arritur të marrë një fitore ndaj katalanasve, që ishin kthyer në një makth të vërtetë për ta. Finalja e zhvilluar në Valencia ka dhuruar emocione të shumta, ndërsa për të caktuar fituesin është dashur koha shtesë. 90 minutat e kohës së rregullt kanë përfunduar 0-0, ndërkohë që në minutën e 102-të Kristiano Ronaldo prishi mallkimin e klasikeve për madrilenët. Ai realizoi me kokë pas një krosi të Di Marias, duke mposhtur portierin Pinto dhe duke i dhuruar Realit trofeun e parë për këtë sezon. Ishte vërtetë Kupa, trofe që nuk i afrohet kampionatit apo Ligës së Kampioneve, por madrilenët kishin 3 vjet që nuk shijonin një trofe, për më tepër që u është dashur të jetojnë nën dominimin absolut të shkollës blaugrana. Miliardat e shpenzuara nga Florentino Perez kanë dhënë për herë të parë frytet e tyre, ndërsa fitorja ka shërbyer për të larguar disi imazhin e krijuar nga disfata 5-0 në muajin nëntor në “Kamp Nou”. Ajo e mbrëmshmja ishte klasikja e dytë nga 4 që do të zhvillohen deri më 3 maj, ndërsa ajo tregoi se edhe Barça ka momente dobësie dhe nuk është një ekip i pathyeshëm. Por, ta bësh këtë nuk është asnjëherë e lehtë dhe duhet shumë fat. Reali, të paktën mbrëmë, e pati atë.
Reali i Madridit ka fituar Kupën e Mbretit, duke mposhtur 1-0 në finalen e zhvilluar në “Mestaja” Barcelonën. Pas tre vjetësh, skuadra kryeqytetase ka arritur të marrë një fitore ndaj katalanasve, që ishin kthyer në një makth të vërtetë për ta. Finalja e zhvilluar në Valencia ka dhuruar emocione të shumta, ndërsa për të caktuar fituesin është dashur koha shtesë. 90 minutat e kohës së rregullt kanë përfunduar 0-0, ndërkohë që në minutën e 102-të Kristiano Ronaldo prishi mallkimin e klasikeve për madrilenët. Ai realizoi me kokë pas një krosi të Di Marias, duke mposhtur portierin Pinto dhe duke i dhuruar Realit trofeun e parë për këtë sezon. Ishte vërtetë Kupa, trofe që nuk i afrohet kampionatit apo Ligës së Kampioneve, por madrilenët kishin 3 vjet që nuk shijonin një trofe, për më tepër që u është dashur të jetojnë nën dominimin absolut të shkollës blaugrana. Miliardat e shpenzuara nga Florentino Perez kanë dhënë për herë të parë frytet e tyre, ndërsa fitorja ka shërbyer për të larguar disi imazhin e krijuar nga disfata 5-0 në muajin nëntor në “Kamp Nou”. Ajo e mbrëmshmja ishte klasikja e dytë nga 4 që do të zhvillohen deri më 3 maj, ndërsa ajo tregoi se edhe Barça ka momente dobësie dhe nuk është një ekip i pathyeshëm. Por, ta bësh këtë nuk është asnjëherë e lehtë dhe duhet shumë fat. Reali, të paktën mbrëmë, e pati atë.
Ndeshja
Koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola, me dy skuadra që këtë herë nuk treguan shumë disnivel. Në pjesën e parë, vendosja që kishte bërë në fushë Zhoze Murinjo ka qenë tepër efikase, pasi si rrallëherë, Barcelona u pa e pafuqishme për të ndërtuar aksione të shpejta dhe për të mbajtur topin. Jo më kot rastet më të mira në 45 minutat e para i pati Reali. Në fillim ishte Ronaldo që gaboi, pas një asisti të Ozil, ndërkohë që portugezi u ndal nga portieri Pinto pak minuta para fundit. Gjithsesi, rasti më i mirë ishte në këmbët e Pepes, që goditi bukur me kokë, por u ndal nga shtylla. Ndërkohë, pjesa e dytë ka qenë një rikthim i Barcelonës në stilin e saj. Katalanasit kanë dominuar lojën, kanë krijuar raste, kanë qarkulluar topin dhe e kanë bërë kundërshtarin të vuajë. Pedro gjeti madje edhe golin, por anësori e anuloi për pozicion jashtë loje, në një vendim që u duk plotësisht i drejtë. Reali me kalimin e minutave është mbledhur në zonë, ndërsa Barcelona ka rrezikuar me një goditje të Mesit nga kufijtë e zonës dhe më pas me një parabël të Mesit. Ndeshja iu drejtua shtesës, aty ku ishte Ronaldo që bëri diferencën. Në minutën e 102-të, portugezi mori një top të artë nga Di Maria nga e majta dhe mposhti me kokë portierin Pinto, duke bërë që në stadium të nisë festa e tifozëve madrilenë. Deri në fund, Barça nuk mundi dot të barazonte, ndërsa Reali e mbylli me 10 vetë pas kartonit të kuq të Di Marias.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *