Home / Sport / Renova mund Vardarin dhe përforcon vendin e tretë

Renova mund Vardarin dhe përforcon vendin e tretë

‘Jam i lumtur me fitoren në këtë sifdë të vështirë. Luajtëm një pjesë të parë shumë të mirë, ku futbollistët kishin angazhim maksimal dhe luanin shumë të disiplinuar, ndërsa në pjesën e dytë patëm rënie e cila më bën të pakënaqur. Futbollistët nuk ishin në nivel sa i përket disiplinës dhe ky është një problem që përsëritet dhe që më brengos shumë. Unë besoj se kjo skuadër e Renovës mundet dhe duhet të japë shumë më shumë’, u shpreh trajneri i Renovës, Bylbyl Sokoli pas sfidës së fituar 1:0 me Vardarin.

Skuadra kampione në fuqi, Renova nga fshati Xhepçisht të hënën ka mundur Vardarin 1:0 duke u përfocuar në pozitën e tretë në renditje. Në një takim jo aq dinamik, me shumë pak raste për të shënuar, vendimtar u tregua minuta 23-të e takimit, kur pas depërimit të mirë të kapitenit Fisnik Nuhiu, Vullnet Emini solli goditje të fortë duke shënuar golin e vetëm të përballjes. Në vazhdim Vardari hapi lojën duke kërkuar golin e barazimit, mirëpo pa mundur të shqetësojë seriozisht portierin kosovar të Renovës, Kushtrim Mushica. Në pjesën e dytë loja ishte nën nivel, por me një Renovë të sigurtë të paktën në atë që don, ruajtjen e epërsisë dhe marrjen e tre pikëve. Në këtë drejtim Renova ishte më se e sigurtë dhe e suksesshme, pasi Vardari në asnjë moment nuk arriti të rrezikojë më seriozisht portën vendase, të cilët në fund me meritë i’u gëzuan fitores. ‘Jam i lumtur me fitoren në këtë sifdë të vështirë. Luajtëm një pjesë të parë shumë të mirë, ku futbollistët kishin angazhim maksimal dhe luanin shumë të disiplinuar, ndërsa në pjesën e dytë patëm rënie e cila më bën të pakënaqur. Futbollistët nuk ishin në nivel sa i përket disiplinës dhe ky është një problem që përsëritet dhe që më brengos shumë. Megjithatë e rëndësishme ëshët fitorja, ndërsa gabimet shpresojmë t’i shmangim në të ardhmen. Unë besoj se kjo skuadër e Renovës mundet dhe duhet të japë shumë më shumë’, u shpreh trajneri i Renovës, Bylbyl Sokoli pas sfidës së fituar 1:0 me Vardarin.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *