Home / Lajme / Maqedoni / Retrospektiva e Ametit në Sofje

Retrospektiva e Ametit në Sofje

19 prill-Reshat Ameti është ndër artistët e parë shqiptarë në Maqedoni, të cilët fillojnë të merren me konceptin bashkëkohor dhe pas vetes tërheq edhe autorë të tjerë që të vazhdojnë në këtë drejtim

Retroskeptiva” e piktorit Reshat Ameti do të ndalet në Sofje. Pa ekspozimit me sukses të përzgjedhjes nga krijimtaria e tij në Shkup, piktori e çel ekspozitën personale në Galerinë e Arteve në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje, më 19 prill.

Sipas njoftimit të Galerisë Kombëtare mësohet se ekspozita e Ametit, është përzgjedhje e mirëfilltë e punimeve nga ekspozita e tij retrospektive e mbajtur vitin e kaluar në Hamamin e Daut Pashës në Galerinë Nacionale të Maqedonisë.

“Me fjalë të tjera publiku bullgar do të ketë mundësi të njihet me një pasqyrë të shkurtër të rrugës së zhvillimit dhe fazat e nduarnduarshme të ngritjes krijuese të artistit tonë Reshat Ameti. Reshat Ameti është ndër artistët e parë shqiptarë në Maqedoni, të cilët fillojnë të merren me konceptin bashkëkohor dhe pas vetes tërheq edhe autorë të tjerë që të vazhdojnë në këtë drejtim.

Ameti ka kontribuar në masë të madhe edhe në sistemin arsimor si ligjërues, edukator dhe profesor. Është i pranishëm në shumë libra, ndërsa veprat e tija i hasim në koleksione të shumta nacionale dhe private, si në vend ashtu edhe në botën e jashtme”, thuhet në njoftimin e Galerisë.

Piktori është fitues i disa mirënjohjeve nga vendi dhe nga jashtë. Ka pasur mbi 20 ekspozita personale, prej të cilave gjysmën jashtë vendit, me çka ka kontribuar në afirmimin e kulturës dhe artit të Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *