Home / Sport / Rexhepi shënon, rrikthehet Demiri

Rexhepi shënon, rrikthehet Demiri

Në kuadër të javës së 23-të të Profi Ligës Arabe, Al Taawon në teren vendas mundi Al Faisaly-in me rezultatin e lartë 4:1, në takimin në të cili Rexhepi shënoi gol, ndërsa Demiri u rrikthy në lojë pas pauzës për shkak të dëmtimit/

Paraqitje të suksesshme të futbollistëve shqiptar Rexhepi dhe Demiri të cilet luajnë në skuadrën arabe Al Taawon. Në kuadër të javës së 23-të të Profi Ligës Arabe, Al Taawon në teren vendas mundi Al Faisaly-in me rezultatin e lartë 4:1. Emad Hontol në minutën e fundit të pjesës së parë shënoi për epërsi të vendasve, ndërsa tetovari Shaqir Rexhepi në minutën e 55-të shënoi për 2:0. Skuadra e Al Taawonit vazhdoi të dominojë dhe në minutën e 76-të sollën golin e tretë, me autor Ali Al Turky. Një minutë më vonë miqtë arritën të zbusin rezultatin në 1:3 me golin e Ali Al Kudaisi, mirëpo vendasi katër minuta para fundit përmes serbit Rusiç sollën golin e katërt, duke regjistruar në fund fitore bindëse 4:1. Në këtë takim 90-të minuta të shkëlqyeshme në mbrojtje luajti Shaqir Rexhepi, i cili pos kësaj ishte edhe autor i golit të dytë për skuadrën e tij. Ndërkohë pasi një kohë qëndroi jashtë fushave si pasojë e lëndimit, më në fund është rrikthyer shkupjani Ertan Demiri, i cili zhvilloi 18-të minutat e fundit të takimit. Demiri u inkuadrua në lojë në minutën e 72-të në vend të Hamad Al Hamad-it, dhe në minutat që luajti tregoi lojë të mirë duke konfirmuar se ka lënë pas lëndimin. Me këtë fitore skuadra e Al Taawonit arrin në kuotën e 31 pikëve dhe kalon në pozitën e 7-të, duke qenë shumë larg pozitave të rrezikut. Vlen të ceket se kjo skuadër është në seri prej 5 fitoreve të njëpasnjëshme, ndërsa nuk kanë pësuar disfatë në 7-të përballjet e fundit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *