Home / Lajme / Rajon / Rreth 2.000 shqiptarë në Ushtrinë e Zvicrës

Rreth 2.000 shqiptarë në Ushtrinë e Zvicrës

10 prill-Në kazermat e zvicerane vërehet një prani e madhe e ushtarëve me origjinë shqiptare nga Kosova apo Maqedonia. Madje sipas një shifre jo zyrtare, thuhet se në armatën zvicerane sot shërbejnë mbi 2000 ushtarë që e flasin shqip, Madje në mesin e atyre ka edhe oficerë të graduar.

Krenarë që janë shqiptarë, krenarë që shërbejnë në uniformë të Zvicrës. Flamuri, Dardani, Albuleni, Vardoni, Flakrimi, Besniku etj…janë vetëm disa emra ushtarësh, që u dëgjuan gjatë një ceremonie defilimi në kazermën ushtarake në Bure-Porrentruy të Zvicrës. Sikur ushtarët me origjinë shqiptare ashtu edhe prindërit e tyre i thanë agjencisë “Presheva Jonë” se kanë fjalë të mira dhe ndihen krenar që i shërbejnë ushtrisë zvicerane, vendit tonë mik. Kurse koloneli Mayer Tuscher deklaroi për agjencinë se “ushtarët tanë me origjinë nga Kosova janë të vyeshëm, të disciplinuar dhe qitës të mirë..janë shembull në kazermat tona dhe në qitje nuk e huqin zeron..” Po ashtu oficerët zviceran na deklaruan se në kazermat e tyre vërehet një prani e madhe e ushtarëve me origjinë shqiptare nga Kosova apo Maqedonia. Madje sipas një shifre jo zyrtare, thuhet se në armatën zvicerane sot shërbejnë mbi 2000 ushtarë që e flasin shqip.

Ekipi i agjencisë informative « Presheva Jonë » këtyre ditëve ishte i ftuar mysafir në njërën nga kazermat më të njohur në Zvicër, në atë të Bure -Porrentruy të Zvicrës ku tubon qindra ushtarë. Ushtarët ishin të përgatitur mirë, ishin të veshur dhe të armatosur deri në dhëmbë. Forcat e tyre para publikut, prindërve të ushtarëve dhe autoriteteve politike dhe ushtarake zvicerane ishin të llojllojshme duke defiluar me makineri të rëndë ushtarake nga armët më të thjeshta deri te tanket.

“Përbërja e forcave ushtarake me 60 mijë ushtarë nuk do të jetë e mundur t’i përmbushë nevojat e kërkuara ushtarake për vendin, ndërsa për 80 mijë kostoja është shumë më e lartë”, deklaron ministri zviceran i Mbrojtjes, Ueli Mauer. Ai kishte propozuar edhe versionet e tjera, që Ushtria Zvicerane të ketë 80 mijë ushtarë, që do kishte një kosto 4.9 miliardë në vit.

Shpenzimet vjetore do të zvogëlohen për 1 miliard franga, për të rënë në 4.4 miliardë franga. Deri në vitin 2020 planifikohet të shkurtohen 2500 vende të punës në kuadrin e forcave të armatosura të Zvicrës. Duke u bazuar në raportin e Forcave të Armatosura të prezantuar nga Qeveria Federale, Armata e Zvicrës do të zvogëlohet për 80 mijë trupa. Do të hiqet dorë nga disa kazerma dhe nga blerja e aeroplanëve luftarakë. Siç dihet Qeveria Zvicerane këtyre ditëve i ka vazhduar afatin e qëndrimit misionit të ushtarëve zviceranë (Swisscoy) në Kosovë deri në vitin 2014. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Bernë, në Kosovë aktualisht Zvicra ka 220 ushtarë, por gjatë vitit të ardhshëm synohet që ky numër të shtohet edhe për 80 ushtarë rezervë.

Gjatë vizitës sonë në kazermën ushtarake të de Bure -Porontruy takuam përveç ushtarëve takuam edhe oficerë të lartë të Armatës Zvicerane të cilët na folën fjalë të mira për ushtarët shqiptarë me origjinë nga Kosova, nga Shqipëria, nga Maqedonia, nga Mali i Zi e nga Presheva. Madje në mesin e atyre ushtarëve që flitnin shqip kishte edhe oficerë të graduar.

Kolonel Mayer Tuscher foli fjalë të mira për të rinjtë me origjinë shqiptare. „Të rinjtë shqiptarë me prindër nga Kosova apo Shqipëria e Maqedonia…dhe të tjerë janë ushtarë të vyeshëm dhe ne jemi krenarë se në kazermat tona kemi ushtarë të tillë, të zellshëm, të disiplinuar dhe madje edhe shenjëtar të mirë që kur gjuajnë nuk e gabojnë pikën zero..“

Ngjashëm shprehet edhe komandanti i njësisë ushtarake « Alcapone », oficeri Luder. Ai tha:„Me ushtarët me origjinë nga Kosova është kënaqësi të punosh dhe ata janë të shoqërueshëm dhe komunikues me të gjithë shokët e komuniteteve të tjera.” Gjatë një pauze, duke drekuar bashkërisht me ushtarët zviceranë në tavolinë, dëgjonim se shqiptarët flisnin edhe shqip.

Takuam dhe biseduam me ushtarët: Vardan Peku (Gjenevë) nga Ulçini, Flamur Thaçi (VD) nga Ferizaj, Adrian Shaqiri nga Prishtina, Besnik Jasharaj (VS) nga Istogu, Flakrim Nitaj (NE) nga Peja, Erlind Zeqiraj (Lausanne) nga Peja, Albulen Lokaj (Iverdon) Deçan , Blerim Demaj (FR) Istog, Qemal Rama (NE) Ferizaj, Sead Hasanaj (NE) Mitrovicë, Agim Selimi nga Presheva.

Pos zviceranëve, në mesin e ushtarëve me origjinë shqiptare, kishte edhe emra të ushtarëve me origjinë nga vende të tjera, por qytetarë të Zvicrës. Kohë më parë mediat zvicerane shkruanin „Gjenerata „secondos“, keni vëmendje!“ Kështu kishte shkruar në një artikull edhe «Swissinfo», e cila paralajmëron se emrat shqiptarë dhe të tjerë tash e tutje do të jenë pjesë e përditshme e ushtrisë zvicerane.

Që nga 14 marsi i fundit Ushtria Zvicerane ka mirëpritur 7.400 rekrutë të rinj. Oficerët zviceranë deklaruan se në kazermat e tyre vërehet një prani e madhe e ushtarëve me origjinë shqiptare nga Kosova ose nga Maqedonia, si dhe vendet e tjera të Ballkanit. Madje sipas një shifre jozyrtare thuhet se në Ushtrinë Zvicerane sot shërbejnë mbi 2000 ushtarë që e flasin gjuhën shqipe. (Koha Ditore)

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *