Home / Lajme / Maqedoni / Rritet besueshmëria e partive opozitare shqiptare

Rritet besueshmëria e partive opozitare shqiptare

18 prill- Në pyetjen se për cilën parti politike do të votoni më 5 qershor 21.8% janë shprehur për VMRO-DPMNE, 19.8% për LSDM, për BDI 8.8%, për PDSH 5.9%, për RDK 4.5% dhe 1.9% për DR.

Ulet në vetëm dy për qind dallimi mes dy partive kryesore në vend VMRO-DPMNE dhe LSDM-së, ndërsa ngritje e madhe e besueshmërisë regjistrohet tek partitë opozitare shqiptare. Kështu flasin të dhënat nga anketa e realizuar nga instituti për hulumtime sociologjike dhe juridiko-politike pranë Universitetit ‘ Shën Kirili dhe Metodi”. Në pyetjen se për cilën parti politike do të votoni më 5 qershor 21.8% janë shprehur për VMRO-DPMNE, 19.8% për LSDM, për BDI 8.8%, për PDSH 5.9%, për RDK 4.5% dhe 1.9% për DR. Shtytës kryesore për të votuar një parti politike sipas kësaj ankete do të jetë kualiteti i personave të propozuara në listat zgjedhore ndërsa si arsye të dytë ata theksojnë programin zgjedhor. Mbi 50% e të anketuarve vlerësojnë se Maqedonia po shkon në drejtim të gabuar ndërsa vetëm 24.7% konsiderojnë se shkon në drejtim të drejtë. Sipas të dhënave në këtë anketë 15.5% e të anketuarve nuk kanë vendosur akoma se për cilën parti politike do të votojnë ndërsa 9.1% e tyre nuk dëshirojnë të tregojnë. Integrimi në BE dhe NATO si dhe hapja e vendeve të reja të punës duhet të jenë prioritetet kryesore në programet zgjedhore te partive politike, janë deklaruar të anketuarit. Pas këtyre radhiten ballafaqimi me varfërinë dhe zgjidhja e çështjes së emrit. Rreth 40% e të anketuarve konsiderojnë se ngjarja negative e qeverisë Gruevski në mandatin e kaluar është projekti ‘Shkupi 2014’, 15.9% e tyre shprehen se nuk ka skandale që ndikojnë në mënyrë negative, 14.6% theksojnë rastin e TV A1 ndërsa 7.3 % shprehen për punësimet familjare dhe partiake. Anketa është realizuar nga data 6 deri më 11 prill në teren ndërsa janë përfshirë 1602 anketues.

Për cilën parti do të votoni në zgjedhjet e 5 qershorit?

VMRO-DPMNE 21,8 %

LSDM 19,8 %

BDI 8,8 %

PDSH 5,9 %

RDK 4,5 %

DR 1,9 %

VMRO-Popullore 1,2 %

Të bashkuar për Maqedoninë 1,1 %

PLD 0,8 %

Nuk kam vendosur 15.5%

Nuk dëshiroj të tregoj 09.1%

Cili duhet të jetë prioriteti i programeve zgjedhore të partive politike?

Integrimit në BE dhe NATO 27%

Hapja e vendeve të reja të punës 26.9%

Ballafaqimi me varfërinë 16.2%

Zgjidhja e çështjes së emrit 8.7%

Çfarë është më e rëndësishme për ju kur vendosni për cilën parti të votoni në zgjedhje?

Kualiteti i personave të propozuar në listë 29.8%

Program zgjedhor 27.1%

Ngjarja me ndikim negativ në qeverinë Gruevski?

‘Shkupi 2014’ 39.9%

Nuk ka skandale që ndikojnë negativisht 15.9%

Rasti TV A1 14.6%

Punësime familjare dhe partiake 7.3%

Në çfarë drejtimi shkon Maqedonia ?

Në drejtim të gabuar 51.1%

Në drejtim të drejtë 24.7%

Nuk mund të vlerësoj 19.3%

(alsat)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *