Home / Lajme / Maqedoni / Rufi Osmanin përkrah nismën “Koha për Bashkim”

Rufi Osmanin përkrah nismën “Koha për Bashkim”

13 prill- Osmani dhe Grubi diskutuan mundësinë e nënshkrimit të një deklarate të përbashkët nga ana e partive politike shqiptare për të garantuar zgjedhje fer dhe demokratike si dhe mirësjellje në proçesin zgjedhor, ku Osmani tregoi gatishmëri për të qenë pjesë e asaj deklarate dhe të atyre përpjekjeve. Osmani çmon gatishmërinë e aktivistivë të shoqërisë civile për tu kyçur në proçesin zgjedhor dhe për të shërbyer si urë lidhëse për bashkëpunim midis partive politike shqiptare.

Në selinë e Rilindjës Demokratike Shqiptare në Shkup sot u realizua takimi i dytë i nismës së Lëvizjës ZGJOHU! të quajtur “KOHA për BASHKIM” me kryetarin eRilindjës Demokratike Shqiptare, z.Rufi Osmani.

Drejtuesi i Lëvizjës ZGJOHU!, Artan Grubi falëminderoi z. Osmani për takimin dhe uroi atë për formimin e partisë së re duke i dëshiruar sukses dhe rezultate në avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Grubi informoi Osmani rreth përpjekjeve të aktivistivë të shoqërisë civile nëpërmjet nismës KOHA për BASHKIM për të përqëndruar votën shqiptare në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të qershorit.Grubi më tej njohtoi Osmani që aktivistët e tubuar rreth nismës KOHA për BASHKIM kanë për qëllim pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet parlamentare dhe të kontribuojnë në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapuara që i ka identifikuar Lëvizja ZGJOHU! si dhe t’i japin një shtytje dhe frymë të re politikbërjes shqiptare, por njëkohësisht nuk duan të kontribuojnë në fragmentimin e votës shqiptare andaj dhe kanë nisur bisedime me të gjitha partitë politike shqiptare në mënyrë që të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe të ndërtojmë ura bashkëpunimi.

Nisma KOHA për BASHKIM është e bindur që vota masovike e shqiptarëve në zgjedhjet e 5 qershorit do të mundësojë mandatarin shqiptar, në bashkëpunim me partitë tjera shqiptare, që të jetë faktori kryesor në formimin e qeverisë e re.

Osmani shprehu mirënjohje për iniciativën e Lëvizjes ZGJOHU! dhe theksoi që ai në parim konsideron që bashkëpunimi ndërshqiptar është i nevojshëm dhe që ai shprehu gatishmëri të bashkëpunojë me partitë shqiptare pas zgjedhjeve dhe pas verifikimit të mandateve.

Osmani dhe Grubi diskutuan mundësinë e nënshkrimit të një deklarate të përbashkët nga ana e partive politike shqiptare për të garantuar zgjedhje fer dhe demokratike si dhe mirësjellje në proçesin zgjedhor, ku Osmani tregoi gatishmëri për të qenë pjesë e asaj deklarate dhe të atyre përpjekjeve. Osmani çmon gatishmërinë e aktivistivë të shoqërisë civile për tu kyçur në proçesin zgjedhor dhe për të shërbyer si urë lidhëse për bashkëpunim midis partive politike shqiptare.

Grubi me mirëkuptim ndoqi qëndrimet e Osmani dhe mirëpriti gatishmërinë për bashkëpunim pas ose para proçesit zgjedhor të 5 qershorit në mënyrë që shqiptarët të janë elementi kyç formues i Qeverisë së re.

Te dy bashkëbiseduesit ndajnë qëndrimin që zgjedhjet duhet të janë fer dhe demokratike dhe ftojnë elektoratin shqiptar të mobilizohet maksimalisht për të parandaluar çdo manipulim me votat e shenjta të qytetarit.

Nisma KOHA për BASHKIM do të vijojë takimet me liderët shqiptarë si dhe do të takojë udhëheqësit e institucioneve në Kosovë dhe Shqipëri bashkë me komunitetin ndërkombëtar në vend për ti njohtuar rreth qëllimeve dhe ecurisë së nismës tonë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *