Home / Sport / Sahiti: ‘Jemi në krizë, po do të rrikthehemi’

Sahiti: ‘Jemi në krizë, po do të rrikthehemi’

‘Humbjen me Skopjen duam ta lëmë pas neve pasi së shpejti na pret sifda me Vardarin. Ata pas dështimit me Rabotniçkin vijnë në Tetovë për të nxjerë rezultat pozitiv, mirëpo ne kemi planet tona. Duam pozitë që do na nxjerë në Europë dhe për këtë kemi nevojë për përmirësim të performansës tonë në vazhdim të kampionatit’, deklaroi mes tjerash drejtori sportiv i Renovës, Lirim Sahiti.

Skuadra kampione e Maqedonisë për vitin e kaluar, Renova pjesën pranverore të kampionatit nuk e nisi si duhet. Në tre takimet e para nga 9-të pikë fituan vetëm një, mirëpo më pas pasuan dy fitore të njëpasnjëshme 3:1 dhe 2:1 ndaj Sileksit, duke paralajmëruar në një mënyrë se rrigjejnë rritmin e duhur. Mes dy takimeve me Sileksin në pauzën dyjavore ekipi pati paraqitje shumë të mirë në miqësoren me përfaqësuesen e Kosovës, mirëpo ndeshja e fundit kampionale nxori në pah probleme tjera. Renova të martën u mund nga Skopje me rezultatin 2:0, në një ndeshje që duhet sa më shpejtë të harohet. ‘Paraqitje shumë e dobët në të cilën futbollistët nuk dhanë shenja se duan të marrin rezultat pozitiv. Sigurisht me një qasje të tillë nuk mund të shpresohet në asgjë tjetër, përpos disfatës edhe pse ishim shumë pranë barazimit pa gola’, tha drejtori sportiv i Renovës, Lirim Sahiti, i cili pranoi se skuadra për momentin po përjeton një krizë në lojë, mbase është i mendimit se kanë kapacitet për të tejkaluar atë. ‘Është evidente se në lojë tonë nuk janë gjërat si duhet. Kemi krizë dhe kjo duket shumë qartë. Futbollistët kanë një qasje të çuditshme ndaj përballjeve, ku mendoj se problem kryesor është motivacioni i tyre. Ne edhe në fitoren e fundit ndaj Sileksit nuk luajtëm mirë. Më pas ajo u transmetua edhe në takimin me Skopjen ku humbëm në fund të takimit. Megjithatë ne vazhdojmë me punë intensive për të dalur nga kjo krizë, pasi nuk kemi hapsirë për të tjera dëshitme. Kemi futbollist që vlejnë në futbollin tonë dhe ata duhet të vetëdijësohen dhe të fillojnë të japin rezultat’. Pas humbjes me Skopjen të mërkurën trajneri Sokoli futbollistët që nuk kishin minutazh në takimin në Shkup i angazhoi në takimin kontrollues me skuadrën e Dritës, të fituar nga gjipspunuesit me rezultat 4:2. Ndërkohë skuadra vazhdon me përgatitje intensive në kërkim të formës optimale para duelit me Vardarin, që do të zhvillohet të hënën në Tetovë. ‘Humbjen me Skopjen duam ta lëmë pas neve pasi së shpejti na pret sifda me Vardarin. Ata pas dështimit me Rabotniçkin vijnë në Tetovë për të nxjerë rezultat pozitiv, mirëpo ne kemi planet tona. Duam pozitë që do na nxjerë në Europë dhe për këtë kemi nevojë për përmirësim të performansës tonë në vazhdim të kampionatit’, përfundoi drejtori sportiv i Renovës, Lirim Sahiti. Takimi Renova-Vardari do të zhvillohet të hënën në stadiumin e qytetit në Tetovë. Takimi është shtyrë për dy ditë, pasi që të shtunën në Tetovë luan Teteksi, të dielën Shkëndija takohet me Sileksin, ndërsa për këtë shkak Renova do luajë të hënën.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *