Home / Sport / Schalke u ‘tall’ me Interin, Reali poker Totenhamit

Schalke u ‘tall’ me Interin, Reali poker Totenhamit

Skuadra gjermane Schalke 04 ka mundur Interin në Milano me rrezultat 5:2 në ndeshjen e parë cerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke marrë hak për eliminimin e Bayernit në raundin paraprak. Ndërkohë Real Madridi duket se siguroi biletën për në gjysmëfinale, pasi mundi ‘Bernabeu’ Totenhamin me rezultatin 4:0.

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 4:0 në përballje me Tottenham-in, ndërsa Interi është deklasuar në shtëpi me shifra 5:2 nga Schalke, në ndeshjet e para të çerekfinales së Champions League në futboll. Reali ka bërë hapin e parë së bashku me Schalken drejt gjysmëfinales, por që duhet pritur edhe 90 minuta të ndeshjes së kthimit. Reali ka dominuar me lojë ndaj anglezëve, por realisht ka shfrytëzuar edhe një futbollist që ka pasur më shumë në fushë, pasi që nga minuta e 15-të Tottenham-i ka mbetur pa Peter Crouch, i cili ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve. Reali vazhdimisht ka sulmuar nëpërmjet Ronaldos, Adebayor, Ozil e Marcelo së bashku me lojtarë të tjerë dhe si fryt i saj mbushën rrjetën e anglezëve.

Në minutën e katërt, Adebayor ka shënuar për epërsinë 1:0 te Real Madridit. Në pjesën e dytë, mbretërit vazhduan me lojë të mirë dhe gola. Në minutën e 57-të, kush tjetër pos Adebayor, i cili me kokë ka qëlluar topin dhe ka lënë fjetur portierin rival, duke ngritur shifrat në 2:0. Reali ka shtuar shifrat në 3:0 në minutën e 72-të, kur Ozil ka gjetur për bukuri Di Marinë, i cili si mjeshtër nga një pozitë anash rreth 16-17 ka shënuar evrogol. Ronaldo në minutën e 87-të ka shënuar për rezultatin 4:0, i cili nga afërsia ka shfrytëzuar një pakujdesi të mbrojtësve mysafirë. Ndërkaq, Interi, kampion në fuqi, ka zhgënjyer me lojë të dobët dhe rezultat. Schalke mrekulloi sidomos në pjesën e dytë të lojës.

Futbollisti Stankoviq ka shënuar në minutën e parë të takimit, duke sjellë në epërsi 1:0 Interin. Skuadra gjermane nuk ka vonuar edhe shumë pikërisht në minutën e 17-të ka barazuar shifra falë golit të realizuar nga ana e Matip-it. Milito është kthyer me sukses te kampionit, i cili në minutën e 34-të kaloi në epërsi interistët. Epërsi jetëshkurtërt, pasi që mysafirët pas gjashtë minutave barazuan shifrat nëpërmjet Edu-s. Raul edhe njëherë është dëshmuar se ka përvojë të madhe dhe është mjeshtër i golave dhe këtë e ka arsyetuar në ballafaqim e mbrëmshëm. Ai ka shfrëytëzuar për bukuri një asistim te Farfanit dhe me dinakërinë e tij ka shënuar golin e epërsisë më shifra 3:2 pikërisht në minutën e 53-të. Pas katër minutave lojë, sërish tronditet Interi. Ranocchia duke dashur ta heq topin, ka shënuar autogol dhe 2:4. Nga minuta e 62-të, Interi mbeti pa Chivu-n në fushë, i cili ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve. Schalke ka shkëlqyer me lojë, duke shënuar edhe golin e pestë. Edu ka shënuar për shifrat 2:5 pikërisht në minutën e 75-të. Interi më këtë humbje i ka pakësuar gjasat shumë që të bëjë më shumë në ndeshjen e kthimit në Gjermani.

Rezultatet

Real – Tottenham 4:0 (1:0)

Inter – Schalke 2:5 (2:2)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *