Home / Lajme / Rajon / Sekuestrohet gjysmë kilogram kokainë

Sekuestrohet gjysmë kilogram kokainë

21 prill-Lënda narkotike në fjalë, u kap në automjetin tip Benz me targa VL 8893 B, dhe krahas saj, u sekuestruan në cilësinë e provës edhe 4 telefona celularë, automjeti i lartpërmendur, si edhe një shumë prej 72.000 lekësh.

Durrës, NOA – Forcat e policisë së Durrësit, nën operacionin policor të koduar “Vija e Bregdetit”, kanë sekuestruar rreth gjysmë kilogrami lëndë narkotike e llojit kokainë.

Ngjarja bëhet me dijeni prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke pohuar më tej, se janë arrestuar edhe 3 persona në flagrancë, të cilët e posedonin këtë sasi droge.

Konkretisht, ata janë Edison Sulejmani, 26 vjeç, banues në Durrës; Enea Sulaj, 21 vjeç, banues në Vlorë dhe Gëzim Bardhaj, 42 vjeç, edhe ky banues në Vlor.

Lënda narkotike në fjalë, u kap në automjetin tip Benz me targa VL 8893 B, dhe krahas saj, u sekuestruan në cilësinë e provës edhe 4 telefona celularë, automjeti i lartpërmendur, si edhe një shumë prej 72.000 lekësh.

Materialet për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike” iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *