Home / Lajme / Maqedoni / Sherifi: Shqiptarët fitojnë deputet në Amerikë

Sherifi: Shqiptarët fitojnë deputet në Amerikë

7 prill-
“Emrin s’mund ta jap konkret, sepse komuniteti ka kryesinë dhe do të kemi takim edhe me komunitetet tjera. Pastaj do të vendosim për një emër dhe do i harmonizojmë qëndrimet tona”, tha Sherifi, kryetari i Komunitetit shqiptaro-amerikan

Kryetari i Komunitetit shqiptaro-amerikan, Xhevat Sherifi është shprehur se shqiptaro-amerikanët nga Maqedonia do të dalin me një kandidat të përbashkët nga e gjithë Amerika për deputet.

Ai ka shfaqur bindjen se do të fitojnë, pasi siç tha, ne shqiptarët jemi shumicë në Amerikë dhe Kanada.

“Emrin s’mund ta jap konkret, sepse komuniteti ka kryesinë dhe do të kemi takim edhe me komunitetet tjera.

Pastaj do të vendosim për një emër dhe do i harmonizojmë qëndrimet tona”, tha Sherifi. Përfaqësuesi i komuniteti shqiptaro-amerikan këto komente i bëri pas vizitës në Komunën e Tetovës, ku është takuar me kryetarin Sadi Bexheti dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *