Home / Sport / Shkëndija bëri detyrën

Shkëndija bëri detyrën

Dy gola të Sali-t dhe Eminit kanë bërë që Shkëndija të marrë fitoren e 17-të në kampionat (të tretën kundër Vardarit), duke vazhduar të mbajnë sigurtë pozitën e parë në renditje. Vardari të premten edhe një herë tjetër nuk ishte rival i denjë për Shkëndijën, të cilët duket se ecin sigurtë drejt titullit të kampionit.

Asgjë e re në Tetovë, kur bëhet fjalë për paraqitjet e skuadrës së Shkëndijës. Fitore e re e djelmoshave të Qatip Osmanit, të cilët pa problem mundën Vardarin me rezultatin 2:0 në ndeshjen e parë të javës së 27-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni. Para 7-8 000 tifozëve në stadiumin e qytetit në Tetovë, Shkëndija solli performansë të sigurtë, jo aq atraktive, por më shumë produktive, duke mos lejuar as më të voglin dyshim për befasi. Pas iniciativës fillestare të Vardarit, Shkëndija amortizoi gjërat dhe dalëngadalë filloi të shtypë kundërshtarin, duke krijuar disa raste të mira për të shënuar. Së pari Mustafi goditi pranë portës, më vonë Hasani ishte jopreciz nga gjuajtja e lirë, ndërsa së fundmi Emini nuk arriti të shënojë me kokë nga afërisa. Këtu u duk se Shkëndija harxhoi ‘kreditë’ në pjesën e parë që dukej se do mbyllet me rrjeta paprekura, mirëpo ndodhi e kundërta. Vendasit në sulmin e fundit shënuan golin e epërsisë, pasi goditja e Huseinit u kontrollua nga Sali, që më pas shënoi nga afërsia. Në pjesën e dytë dominim i plotë i Shkëndijës, të cilët në minutën e 50-të zgjidhën dilemat e fituesit. Elmazovski harkoi bukur nga krahu i djathtë, ndërsa Izair Emini bëri mjeshtërinë, duke shënuar gol me vole. Në vazhdim djelmoshat ‘kuqezi’ kontrollonin lojën dhe kishin mundësi për të shënuar, mirëpo në fund rrezultati mbeti i pandryshuar, Shkëndija 2, Vardari 0. Ishte kjo fitorja e 17-të e Shkëndijës në këtë kampanjë, me të cilën arrijnë në kuotën e 58-të pikëve dhe bëjnë një tjetër hap të madh drejt titullit të kampionit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *