Home / Sport / Shkëndija kërkon tre pikë kundër Skopjes

Shkëndija kërkon tre pikë kundër Skopjes

Kjo fundjavë sjell ndeshjet e javës së 26-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, në të cilat mund të zgjidhen shumë paqartësi. Liderja e renditjes Shkëndija në transfertë do luajë me Skopjen dhe në rast të një fitorje eventuale dhe një humbje të Metalurgut me Vardarin, atëherë ‘kuqezinjtë’ tetovarë do të shkëputeshin me 10-të pikë ne vendin e parë. Renova pas fitores me Vardarin tani shkon në Manastir në kërkim të tre pikëve kundër Pelisterit.

Skopje është skuadra e vetme që në pranverë ka arritur të shkëpusë një pikë përballë Shkëndijës, derisa gjithë kundërshtarët tjerë kanë nënshkruar kapitulim. Kohë më parë Skopje luajti në fushë të vet 3:3 me Shkëndijën, duke u marrë tetovarëve dy pikë të rëndësishme në luftën për titullin e kampionit. Mirëpo nga tabori ‘kuqezi’ tani këtë takim e shohin si rast i mirë për shkëputje edhe më të madhe në renditje, pasi ndjeksi i tyre Metalurgu ka transfertë të vështirë te Vardari. Edhe përkundër shumë mungesave të shumta në formacion, nga rradhët e Shkëndijës mendojnë vetëm për fitore dhe vazhdim të serisë së rezultateve pozitive. ‘Pas fitores me Sileksin atmosfera në ekipin tonë është shumë e mirë. Tani përballemi me shumë mungesa në formacion, mirëpo të gjithë jemi optimist për një rezultat pozitiv. Ne respektojmë në maksimum ekipin e Skopjes, mirëpo ne mendojmë se jemi skuadër më cilësore dhe shpresojmë të marrim të trija pikët’, foli me optimizëm mesfushori i ri i Shkëndijës jasir Selmani, i cili në përgatitjet në Antali u dallua me paraqtije shumë cilësore, ndërsa në kampionat ende pret rastin e tij. Shkëndija kundër Skopjes do të luajë pa Nikitoviqin që ka tre kartona të verdhë, ndërsa për shkak të lëndimeve do të mungojnë Cuculi dhe Hasani. Edhe kapiteni Nebi Mustafi është në pikëpyetje, kështu që për aktivizimin e tij do të vendoset para fillimit të takimit. Ndërkoha skuadra tjetër tetovare, Renova nga fshati Xhepçisht nuk pritet të ketë probleme në fushë të Pelisterit ku shkojnë në kërkim të fitores së sigurtë, e cila do t’i mbante në vendin e tretë në renditje. Nga tabori i ‘gjipspunuesëve’ respektojnë ekipin e Pelisterit, të cilët javën e kaluar befasuan në Shkup Rabotniçkin. ‘Edhe pse Pelisteri është i fundit në renditje ne i respektojmë ata, pasi mendoj se kanë skuadër të re dhe cilësore. Të gjithë e pamë se çka i ndodhi javën e kaluar Rabotniçkit dhe nuk duhet të lejojmë të na gjejë e njëjta edhe neve. Megjithatë mendoj se me angazhim maksimal të të gjithëve nuk do ta vëndojmë në shprehje fitoren dhe do të arkëtojmë fitoren’, tha mesfushori kosovar i Renovës, Faruk Statovci. Ndërkohë pritet që në këtë takim trajneri Sokoli të bëjë disa ndryshime në formacion. Në ndeshjet tjera Vardari pret Metalurgun, Rabotniçki është mysafir i Napredokut, Sileksi ndeshet me Bregallnicën, ndërsa Horizont Turnova është vendase e Teteksit.

Dyshet e javës së 26-të:
Skopje-Pelisteri,
Pelisteri-Renova,
Vardari-Metalurgu,
Napredoku-Rabotniçki,
Sileksi-Bregallnica,
Horizonti-Teteksi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *