Home / Sport / Shkëndija kërkon tre pikë me Pelisterin, Renova kundër Horizontit

Shkëndija kërkon tre pikë me Pelisterin, Renova kundër Horizontit

“Po mirë tani luajmë me Pelisterin, e dijmë se në çfarë pozite janë ata për momentin, mirëpo kjo gjë neve nuk na intereson. Neve na interesojnë tre pikët, ta mbajmë diferencën me Metalurgun që në fund ta kemi më të lehtë. Ne shkojmë në fitore si në çdo ndeshje tjetër”, deklaroi mbrojtësi i djathtë i Shkëndijës Ilir Elmazovski, i cili do të luajë në qytetin e tij dhe kundër skuadrës amë, Pelisterit.

Për shkak mbajtjes së Kuvenditi të Përgjithshëm të FFM-së që do të zhvillohet të shtunën, ndeshjet e javës së 28-të në Ligën e Parë të futbollit vendor do të zhvillohen ditën e premte. Kështu në program do të kemi disa takime interesante, që pritet të zgjedhin disa paqartësi rreth vazhdimit të kampionatit. Liderja e renditjes Shkëndija do të jetë mysafire e Pelisterit në Manastir, në kërkim të fitores së rradhës për të mbajtur diferencën 5 pikëshe me Metalurgun. “Po mirë tani luajmë me Pelisterin, e dijmë se në çfarë pozite janë ata për momentin, mirëpo kjo gjë neve nuk na intereson. Neve na interesojnë tre pikët, ta mbajmë diferencën me Metalurgun që në fund ta kemi më të lehtë. Ne shkojmë në fitore si në çdo ndeshje tjetër”, deklaroi mbrojtësi i djathtë i Shkëndijës Ilir Elmazovski, i cili do të luajë në qytetin e tij dhe kundër skuadrës amë, Pelisterit. Shkëndija në ndeshjen e rradhës kundër Pelisterit do të jetë e hendikepuar me mungesën e Huseinit, për shkak të kartonëve. Ndërkohë në dilemë nëse do të pushojnë në këtë ndeshje, apo në takimin e rradhës, janë portieri Suad Zendeli, mbrojtësi Sadat Berisha dhe mesfushori Izair Emini. Ndërkohë edhe pse me gjendje të përmirësuar edhe më tej jashta kombinimit mbetet mbrojtësi i majtë Ardian Cuculi, i cili pritet të kthehet për dy javë. Renova që kohëve të fundit luan në formë të madhe, tani do të jetë mysafire e Horizontit. Kampionët në fuqi kërkojnë tre pikë në këtë duel, për të ruajtur pozitën e tretë në renditje dhe njëkohësisht për të shpresuar se do të mundin në vazhdim të kapin vendin e dytë. “Mendoj se ekipi i Turnovës është një skuadër e fortë kur luan në teren të vet. Pikët janë të domosdoshme për ekipin tonë, d.m.th. nëse fitojmë këtë ndeshje, mendoj se shumë gjëra në mënyrë pozitive do të rrjedhin në taborin tonë. Ekipi ka hyrë në një rritëm të mirë, kemi tre fitore me radhë. Pas kësaj ndeshje kemi dy takime të rënda do kisha thënë, derbi në Tetovë me Teteksin dhe Rabotniçkin. Mendoj se një fitore me Turnovën do ta lehtësojë edhe më shumë rrugën tonë drejt Europës. Mendoj se do ta arrijmë këtë sukses në këtë stinor”, u shpreh sulmuesi ‘bardhekaltër’, Burhan Emrullahu. Metalurgu do të jetë mysafir i Napredokut, në duelin e skuadrave që pas 5 ditëve do të ndeshen përsëri në takimin kthyes të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë. Stadiumi i Çairit u tregua me fat për Rabontiçkin javën e kaluar dhe ‘romantikët’ tani në të njëjtën fushë do të presin Teteksin. Skopje në fushë të vet takohet me Sileksin, ndërkohë takimi i fundit do të zhvillohet në stadiumin kombëtar ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, ku Vardari do të ndeshet me Bregallnicën.

Dyshet e javës 28:
Napredoku – Metalurgu
Pelisteri – Shkëndija
Rabotniçki – Teteksi
Skopje – Sileksi
Horizonti – Renova
Vardari – Bregallnica

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *