Home / Sport / Shkëndija kthehet me tre pikë nga Manastiri

Shkëndija kthehet me tre pikë nga Manastiri

Shkëndija ka fituar me rezultat 3:1 Pelisterin në Manastir, duke ruajtur epërsinë prej 5 pikëve në kreun e tabelës para Metalurgut që fitoi 2:1 në fushë të Napredokut. Renova edhe pse ishte në avantazh me golin e Aliut, në fundi u desh të kënaqet me një pikë në fushë të Horizontit, pasi luajtën baraz 1:1. Rabotniçki mundi Teteksin 2:1 dhe shtoi presionin ndaj Renovës për vendin e tretë, ndërsa pas barazimit në fushë të vet me Bregallnicën, Vardari zvogëloi gjasat për mbijetesë në Ligën e Parë.

Për shkak të Kuvendit të rregullt të FFM-së që do të mbahet të shtunën në Ohër, ndeshjet e javës së 28-të në Ligën e Parë të elitës së futbollit vendor u zhvilluan të premten. Liderja e renditjes Shkëndija ishte mysafire e skuadrës së fundit në renditje Pelisterit, ku arriti të marë fitoren me rezultatin 3:1. Pas pjesës së parë pa gola, Shkëndija në pjesën e dytë mori iniciativën duke kërkuar vazhdimisht portën kundërshtare, mirëpo goli mungonte pasi Ersen Sali dhe Ferhan Hasani nuk arrinin të shënojnë nga pozita të pastërta, duke shfaqur në momente shenja egozimi dhe insistim të tepruar të soloaksioneve. Mirëpo edhe me një qasje të këtillë ‘kuqezinjtë’ arritën të avansojnë, kur në minutën e 58-të Jasir Selmani vertikalizoi saktë për Sali, i cili me goditje të fortë tundi rrjetën vendase. Vendasit pas golit të pranuar filluan të sulmojnë në kërkim të barazimit, duke lënë shumë hapsira për miqtë. Në një situatë të tillë në minutën e 74 Nuhiu pasoi për Hasanin i cili depërtoi shpejtë në zonën kundërshtare, shtriu për toke portierin vendas dhe me të majtën e tij drejtoi topin në rrjetën e zbrazët për rezultat 2:0. Tani ‘kuqezinjtë’ kishin epërsi të sigurtë dhe pa problem administronin lojën, duke humbur të tjera raste për të shënuar, ndërsa në anën tjetër nga një sulm i parrezikshëm i Pelisterit topi u krosua në 5 metërsh, Abduall Xhelil e përcolli në rrjetë të gabuar, duke zbutur rezultatin në 1:2. Ky gol nuk çekulibroi futbollistët e Shkëndijës, të cilët vazhduan të dominojnë, ndërsa dy minuta para fundit përmes Hasanit shënuan golin e tretë, për rezultat përfundimtar 3:1. Vlen të ceket se Shkëndija në këtë takim për herë të parë në këtë sezon luajti pa portierin Suad Zendeli, i cili pushoi për shkak të kartonave dhe në këtë takim u zëvendësua nga Hadis Veli’i. Për shkak të tre kartonëve të verdhë munguan edhe Emini, Huseini dhe Berisha, ndërsa në fund të takimit kartonin e tretë të verdhë e mori kapiteni Mustafi, i cili do të duhet të pushojë një njërin prej dy takimeve të ardhshme me Napredokun ose Horizontin. Skuadra e Renovës nuk ka mundur të marë fitoren në Turnovë përballë Horizontit, duke luajtur baraz 1:1. Renova kaloi e para në epërsi pas një ore lojë me antë të Aliut nga pika e bardhë, mirëpo 15-të minuta para fundit vendasit barazuan me anë të Kovaçevit. Ky barazim Renovën e mban në pozitën e 3-të, mirëpo tani me vetëm një pikë më shumë se Rabotniçki, të cilët në fushë të vet mundën Teteksin 2:1. Metalurgu ka dalë me tre pikë nga tereni i vështirë në Kërçovë, ku fitoi 2:1 edhe pse pas pjesës së parë ishin në disavantazh 1:0. Vardari ka vështirësuar punën rreth sigurimit të egzistencës, pasi ka barazuar 1:1 në fushë të vet me Bregallnicën. Me të njëjtin rezultat u ndanë edhe Skopje dhe Sileksi në duelin e zhvilluar në Autokomandë të Shkupit.

Rezultatet:
Rabotniçki-Teteksi 2:1
Gligorov 72’, Vellkovski (p) 92’ – Naumovski 88’
Napredoku-Metalurgu 1:2
Vrencovski 36’ – Ilijovski (p) 47’, Ejupi 70’
Pelisteri-Shkëndija 1:3
Xhelili (ag) 84’ – Sali 58’, Hasani 74’, 88’
Skopje-Silksi 1:1
Kirovski 4’ – Zarevski 30’
Horizont T.-Renova 1:1
Kovaçev 75’ – Aliu (p) 60’
Vardari-Bregallnica 1:1
Xhangaorvski 75’ – Iliev 34’

Tabela:
1.Shkëndija………….61
2.Metalurgu………… 56
3.Renova …………….51
4.Rabotniçki …………50
5.Sileksi ……………..38
6.Horizonti …………..38
7.Napredoku …………36
8.Teteksi ……………..34
9.Bregallnica …………34
10.Skopje ……………..30
11.Vardari …………….22
12.Pelisteri ……………15.

Gjithashtu lexo

“Ballistët” kallin Milanon (Foto/Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano. Grupi i tifozëve “Ballistët”, kanë udhëtuar për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *