Home / Sport / Shkëndija kundër Borecit kërkon Kupën

Shkëndija kundër Borecit kërkon Kupën

‘Kualifikimi në finale është rezultat i punës tonë të palodhshme dhe profesionale, ndërsa ne kemi imperative për të fituar Kupën, si dhe Kampionatin. Por në rradhë të parë është finalja e Kupës, ku përballë do të kemi skuadrën e Borec Brakos. Në takimin kthyes me Sinalkon me meritë morëm fitoren, por nuk më pëlqeu seti i humbur. Megjithatë deri diku i kuptoj volejbollistët, pasi në moementin që ne fituam setin e parë, veç më siguruam finalen. Ajo rënie psikologjike në raste të këtilla është normale, megjithse nuk duhej të lejojmë të ndodhë. Si do që të jetë ne arritëm të hyjmë në finale, dhe tani jemi të orientuar të fitojmë atë’, deklaroi trajneri i KV Shkëndija, Durim Luma.

Nuk ka më dilema. Klubi i Volejbollit Shkëndija pas kualifikimit në finale të play-offit në kampionat, të ejnten ka siguruar edhe finalen në Kupën e Maqedonisë. ‘Kuqezinjtë’ pas fitores 3:0 në ndeshjen e parë në Tetovë, në takimin e kthimit në Krushevë fituan me rezultatin 3:1 dhe me plotë meritë siguruan biletën e finales. Tetovarët përsëri sollën lojë të mirë, të sigurtë dhe efikase, e cila i drejtoi te fitorja, ndërsa ndoshta gjëja e vetme e keqe në gjithë këtë është se Shkëndija në Krushevë humbi setin e parë në pjesën pranverore të kampionatit. Shkëndija që në fillim hyri e orientuar për të dominuar ndeshjen dhe me lojë të sigurtë fitoi setin e parë me rezultatin 25:19. Vetë fakti që Shkëndija fitoi këtë set të parë, ndërsa në ndeshjen në Tetovë, kishte fituar 3:0, nënkuptonte se ‘kuqezinjtë’ veçmë siguruan finale, pa marrë parasysh epilogun përfundimtar të këtij takimi. Në setin e dytë edhe pse Shkëndija përsëri luante mirë, megjithatë disa lëshime në momentet vendimtare bënë që vendasit të barazojnë rezultatin në 1:1, duke u bërë skuadra e parë e cila në pjesën pranverore të kampionatit ‘kuqezijnëve’ tetovarë arrin tu rrëmbejë një set. Në vazhdim Shkëndija ktheu gjërat në favor të saj dhe në setin e tretë fituan me rezultatin 25:21, duke avansuar 2:1. Seti i katërt solli përsëri dominim të Shkëndijës, volejbollistët e së cilës edhe një herë vërtetuan klasin e tyre duke fituar në fund 25:17, për të mbyllur takimin me fitore 3:1, që u hapi rrugën drejt finales së Kupës së Maqedonisë në Volejboll. ‘Kualifikimi në finale është rezultat i punës tonë të palodhshme dhe profesionale, ndërsa ne kemi imperative për të fituar Kupën, si dhe Kampionatin. Por në rradhë të parë është finalja e Kupës, ku përballë do të kemi skuadrën e Borec Brakos. Në takimin kthyes me Sinalkon me meritë morëm fitoren, por nuk më pëlqeu seti i humbur. Megjithatë deri diku i kuptoj volejbollistët, pasi në moementin që ne fituam setin e parë, veç më siguruam finalen. Ajo rënie psikologjike në raste të këtilla është normale, megjithse nuk duhej të lejojmë të ndodhë. Si do që të jetë ne arritëm të hyjmë në finale, dhe tani jemi të orientuar të fitojmë atë’, deklaroi trajneri i KV Shkëndija, Durim Luma. Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale Borec Brako fitoi në Strumicë 3:1 Strumica Aba-n dhe siguroi finalen kundër Shkëndijës, pasi edhe në takimin e parë në Veles kishin fituar 3:0.
Finalja e Kupës së Maqedonisë në volejboll për meshkuj zhvillohet të shtunën në sallën e vogël të palestrës ‘Boris Trajkovski’ në Shkup, me fillim në orën 19:30.

K.V. Sinallko Krushevë – K.V. Shkëndija Tetove, ndeshje kthyese e 1/2 së Kupës: 1-3 (19-25;25-22; 21-25 dhe 17-25)
K.V. Strumica Aba – K.V. Borec Brako 1:3

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *