Home / Sport / Shkëndija me Skopjen, Renova shpartalloi Pelisterin

Shkëndija me Skopjen, Renova shpartalloi Pelisterin

Të shtunën janë zhvilluar ndeshjet e javës së 26-të në të cilat Metalurgu ka mundur Vardarin 1:0 dhe ka zbutur në 5 pikë negativën me Shkëndijën në kreun e tabelës, pasi ‘kuqezinjtë’ u ndalën me barazim 2:2 në fushë të Skopjes. Renova dhe Rabotniçki shënuan fitore të larta me nga 5:0, Teteksi fitoi si mysafirë i Horizontit, ndërsa takimi mes Sileksit dhe Bregallnicës nuk ka pritur fundin, pasi futbollistët mysafirë kanë lëshuar lojën.

Java e 26-të e futbollit elitar në Maqedoni ka sjellë zbutje të diferencës së Shkëndijës në kreun e tabelës. Pas barazimit të ‘kuqezinjëve 2:2 me Skopjen dhe fitores së Metalurgut me Vardarin, tani Shkëndija është lidere me vetëm 5 pikë para Metalurgut. Tetpvarët në çastet e fundit të takimit me Skopjen arritën të shmangin disfatën, kur Emini shënoi për 2:2. Të shtunën në Autokomandë u zhvillua takim interesant me shumë luftë në teren, katër gola, dy penalti, tre kartona të kuq dhe shumë protesta të vendasve. Skopje kaloi në epërsi në minutën e 16-të me anë të Kirovskit, i cili shfrytëzoi përgjmësinë e mbrojtjes së Shkëndijës. Pas golit të pranuar ‘kuqezinjtë’ filluan të sulmojnë dhe arritën të barazojnë në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të Eminit nga pika e bardhë, pasi paraprakisht Kalaba ndali Nuhiun dhe u ndëshkua me karton të kuq. Në pjesën e dytë Shkëndija sulmonte në kërkim të golit, mirëpo ishin vendasit që morën një penalti të dyshimtë dhe karton të kuq për Bilbilovskin. Kirovski ishte i saktë nga penaltia dhe shënoi për epërsi të vendasve 2:1. Shkëndija shmangu disfatën në kohën shtesë, kur Emini shënoi gol për barazimin 2:2. Renova më në fund i ka ngjarë skuadrës që vitin e kaluar fitoi titullin e kampionit, pasi në Manastir demoloi Pelisterin me rezultatin 5:0. Renova kaloi në epërsi në minutën e 10-të me anë të Vullnet Eminit, ndërsa 18-të minuta më vonë Ylber Aliu shënoi për 2:0. Dominimi i Renovës vijoi edhe më tej, kështu që në minutën e 38-të Emrullahu solli golin e tretë për miqtë. Deri në fund të pjesës së parë kampionët në fuqi sollën edhe një gol, që ishte vepër e Aliut. Në pjesën e dytë të kënaqur nga epërsia e lartë 4:0 nga fraksioni i parë, xhepcishtasit sikur qetësuan lojën, mirëpo edhe me një qasje të këtilla ata arritën të gjejnë rrjetën në minutën e 76-të me anë të Xhaferit, duke vendosur rezultatin përfundimtar Pelisteri 0, Renova 5. Në ndeshjet tjera Metalurgu ka mundur 1:0 në transfertë Vardarin, duke i’u ofruar Shkëndijës në 5 pikë në kreun e tabelës, Rabotniçki shkatëroi Napredokun në Kërçovë me rezultatin 5:0, Teteksi mori fitore të rëndësishme 2:0 në fushë të Horizontit, ndërsa takimi mes Sileksit dhe Bregallnicës është ndërprerë pasi miqtë të pakënaqur lëshuan terenin. Deri në ndërprerjen e takimit, vendasit avansonin 1:0.

Dyshet e javës së 26-të:
Skopje-Shkëndija 2:2,
Vardari-Metalurgu 0:1,
Pelisteri-Renova 0:5,
Napredoku-Rabotniçki 0:5,
Horizonti-Teteksi 0:2,
Sileksi-Bregallnica 1:0 ndërprerje.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *